Politike

‘Porosia’ e Bashës në mbledhje: Amendamentet janë të domosdoshme

19 Tetor 2021, 16:34 Nga DOSJA
‘Porosia’ e Bashës në mbledhje: Amendamentet janë

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një mbledhje me deputetët demokratë që janë anëtar në Komisionin e Ligjeve. Mësohet se para demokratëve, numri një i partisë, Basha tha se nga 3 amendamentet që do të propozojë Partia Demokratike, të gjitha janë në favor të shqiptarëve. Po ashtu, Basha e cilëson si përpjekje për të nxjerrë vendin nga kriza politike.

“Amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike janë të domosdoshme për të nxjerrë vendin nga kriza politike. Shqiptarët sot e dinë se problemet që ata hasin te çmimet, te pamundësia për të përballuar kostot e jetesës, në punësim, arsimim, shëndetësi, biznes e kudo tjetër burojnë aty ku e ka gjenezën lufta jonë me për kthimin e legjitimitetit, te zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pra nuk po ndërmarrim këto iniciativa për Partinë Demokratike, por për shqiptarët, që të kenë mundësi të zgjedhin dhe mundësi për të zgjedhur kandidatët që nuk kanë lidhje me krimin, kandidatë që nuk kanë lidhje me korrupsionin. Nga ecja përpara e këtyre iniciativave, përfitojnë qytetarët, si në rastin e zgjedhores dhe asaj territoriale, ashtu edhe në rastin e vetingut në politikë, jo një parti apo një tjetër, por cdo qytetar që kërkon ndryshim, që kërkon përfaqësim, që kërkon një politikë të pastër, larg ndikimit të krimit dhe korrupsionit,”– tha Basha.

LAJMI KRYESOR: Amendamentet! Basha-anëtarëve të “Ligjeve”: Të nevojshme, nxjerrin vendin nga kriza

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike basha me anetaret 19 tetor 2021 basha me anetaret e komisionit te ligjeve lulzim basha basha me anetaret 19 tetor 2021 basha me anetaret e komisionit te ligjeve lulzim basha

Sondazh

Poll