Politike

Yuri Kim takohet me Kumbaron: Komunitetet dhe plazhet e pastra janë thelbësore

19 Tetor 2021, 16:38 Nga DOSJA
Yuri Kim takohet me Kumbaron: Komunitetet dhe plazhet e pastra janë

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim është takuar ditën e sotme me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. Me anë të një postimi në Twitter, ambasada e SHBA-së shkruan se Kim bisedoi me Kumbaron për rolin e çështjeve mjedisore në realizimin e Shqipërisë si destinacion turistik i klasit botëror. Kim ka theksuar në takim, se komunitetet, rrugët dhe plazhet e pastra janë thelbësore për tërheqjen e vizitorëve dhe të bizneseve të reja në vend.

Postimi i Plotë:

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u takuan sot dhe diskutuan rolin e çështjeve mjedisore në realizimin e potencialit të jashtëzakonshëm të Shqipërisë si një destinacion turistik i klasit botëror. Komunitetet e pastra, rrugët dhe plazhet janë thelbësore për tërheqjen e vizitorëve dhe bizneseve të reja, dhe ato ranë dakord të gjejnë mundësi të reja për bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në arritjen e këtyre qëllimeve.

(1/2) @USAmbAlbania Kim & Tourism and Environment Minister @MirelaKumbaro met today and discussed the role of environmental issues in realizing Albania’s tremendous potential as a world class tourist destination. pic.twitter.com/G6wdzD3Cer

— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) October 19, 2021

(I.A./dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike mirela kumbaro yuri kim mirela kumbaro yuri kim

Sondazh

Poll