Politike

Bardhi: Nesër depozitojmë në Kuvend tre amendamentet, s’janë për interesin e PD-së

19 Tetor 2021, 16:58 Nga DOSJA
Bardhi: Nesër depozitojmë në Kuvend tre amendamentet,

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë me dije se nesër do të depozitojnë në Kuvend tre amendamentet e plota kushtetuese. Pas mbledhjes së zhvilluar brenda selisë blu, Bardhi tha se tre amandamentet do të duhet të mbështeteshin edhe nga maxhoranca, pasi ishin në favor të qytetarëve.

“Siç jeni njohur edhe gjatë komunikimit të djeshëm. Vendosëm që të depozitojmë  3 amendamente të rëndësishme, së pari pastrimin e politikës nga të korruptuarit dhe individët me lidhje me krimin; rikthimi i legjimitetit dhe një reformë të re territoriale. Duhet reformë e re territoriale. Nuk shohim interesin e qytetarëve. Vendosëm që nesër të depozitojmë amendamedet që finalizojnë çdo gjë që unë përmenda. Nuk janë çështje në interes të PD, por të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur momenti për të siguruar që në institucionet më të larta shtetërore të kemi persona të palidhur me krimin e organizuar. Nesër do të njiheni me propozime të plota për të gjitha çështjet. Maxhoranca do të duhet t’i rikthehet interesit të qytetarëve. Ky është momenti, propozimet do të jenë të shkuara. Kanë lidhje me interesin e qytetarëve. Kemi pasur proces informimi për partnerët ndërkombëtarë,”-tha Bardhi.

FJALA E PLOTË:

Atëherë siç jeni njohur edhe gjatë komunikimit që kemi pasur dje pas mbledhjes së grupit, grupi parlamentar i Partisë Demokratike, dje vendosi që gjatë javës të depozitojë disa amendamente kushtetuese për tre çështje madhore në interes të qytetarëve. Së pari, pastrimin e politikës nga të korruptuarit dhe individët me lidhje me krimin e organizuar. Së dyti, rikthimi i legjitimitetit të zgjedhjeve përmes ndryshimeve kushtetuese. Dhe së treti, një reformë të re territoriale që afron më shumë shërbimet tek qytetarët. Autorizojë Komisionin, anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve si grup pune për të finalizuar amendamentet. Sot grupi i punës u mblodh për të finalizuar amendamentet. U ra dakord për të gjitha çështjet që grupi parlamentar autorizoi dhe vendosi që ditën e nesërme të depozitojmë amendamentet kushtetuese që formalizojnë të treja propozimet që unë përmenda. Vettingun e politikanëve, Reformë territoriale dhe reformë zgjedhore. Të treja çështjet, e ripërsëris, nuk janë çështjet të interesit për Partinë Demokratike, janë çështje në interes të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur momenti dhe është ekzaktësisht ky momenti për të siguruar që në institucionet më të larta shtetërore në parlament, në qeveri, në institucionet kushtetuese të kemi persona të palidhur me krimin e organizuar dhe persona që nuk janë të korruptuar dhe nuk kanë vënë pasuri të paligjshme për shkak të funksionit, sikundër edhe një Reformë Zgjedhore të plotë që garanton zgjedhjet të lira dhe të ndershme dhe një Reformë territoriale që çon shërbimet atje ku qytetarët janë dhe anasjelltas siç është aktualisht pushteti vendor. Nesër ju do të njiheni edhe me propozimet tona të plota për të treja çështjet. Ajo që ka rëndësi është që grupi i punës sot ka autorizuar depozitimin e këtyre amendamenteve gjatë ditës së nesërme.

LAJMI KRYESOR: Amendamentet! Basha-anëtarëve të “Ligjeve”: Të nevojshme, nxjerrin vendin nga kriza

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike amandamentet e pd basha me anetaret 19 tetor 2021 basha me anetaret e komisionit te ligjeve lulzim basha amandamentet e pd basha me anetaret 19 tetor 2021 basha me anetaret e komisionit te ligjeve lulzim basha

Sondazh

Poll