Politike

‘Jam edhe Bashë, edhe Hot’/ Berisha i përgjigjet Bashës, s’mban të qeshurën: Se dija

19 Tetor 2021, 16:16 Nga DOSJA
‘Jam edhe Bashë, edhe Hot’/ Berisha i përgjigjet

PESHKOPI– Ish-kryeministri Sali Berisha ka thumbuar kryedemokratin Lulzim Basha, duke ironiuar paralajmërimin që i bëri ky i fundit nga selia blu e Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, Berisha tha se nuk e kishte idenë se Basha ishte pasardhës i familjes së “Hotëve”, por kjo nuk e ndaloi që të qeshte dhe të bënte batuta me demokratët e pranishëm në “Foltore”.

“Atë e ka kap një frikë e madhe o miq, nuk takohet me ju, ai ka frikë nga ju, ai rri brenda 4 mureve dhe bashkërendon me Ramën dhe thotë po shpifin me mua. Po kush po thotë? Hajde këtu, hajde me mua, duhet të jesh i përgatitur që ti dëgjosh. Shpreh mendimet tua. Pastaj del dhe thotë jam dhe Bashë, jam dhe Hot. Nuk po ua tregoj këtu. Nuk po ua them se… Mirë do ua them. Para nja dy muajsh bëmë një muhabet me të, i them unë Lul mos u përziej në këtë punë unë nuk i kam kërkuar ndihmë askujt, nuk e dija që kishte lidhje me hotin. I thashë unë, e di çfarë thonë hotjanët, nuk e dija që kishte lidhje. Çfarë tha? Ndihma e Zotit, pushka e Hotit. Po! Thashë tani, do të thotë, ndihma e Zotit, penda ime. Tani thotë që jam edhe kështu. Po edhe Basht, edhe Hotët, kanë pasur djem e burra të pendës dhe të pushkës. Po ti zotëri nuk numëron vetëm humbje dhe beteja të dorëzuara. Kjo është e vërteta, për të mos thënë që bespreri…e dini vetë. Nuk po flas. Le të bashkohemi me të gjithë ata që kanë themeluar këtë parti,”-tha Berisha.

Dje, Basha tha se për hir të demokratëve nuk ka pranuar që t’i përgjigjet foltores së Berishës, por që nuk do ta lejonte kurrsesi që ish-kryeministri të bunkerizojë PD-në për interesa personale.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne peshkopi aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne peshkopi

Sondazh

Poll