Politike

“Ju kërkoj ndjesë”/ Rama vonohet në takimin me studentët: Arsyeja është puna

19 Tetor 2021, 16:05 Nga DOSJA
“Ju kërkoj ndjesë”/ Rama vonohet në takimin me

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar me vonesë në takimin e sotëm me studentët dhe nxënësit në Durrës. Për këtë, Rama ka kërkuar falje, duke thënë se e vetmja arsye që është vonuar është për punën. Ai është shprehur se gjatë gjithë ditës së sotme janë marrë me projektbuxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm. Në lidhje me projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, ai tha se do të përmirësojnë nivelin e arsimit në shkolla dhe laboratore.

“Pa asnjë dyshim, i gjithë ky cikël takimesh që janë organizuar nga ministrja e shtetit për rininë dhe fëmijët me nxënësit në të gjithë Shqipërinë, kam pasur mundësinë të marr pjesë në disa prej tyre. Nuk është gjë tjetër veçse një dëshirë e madhe e jona për të kuptuar sa më mirë prej jush cilat janë ato pika të përbashkëta të shqetësimeve apo dëshirave tuaja lidhur me mbarëvajtjen e rrugës suaj në këtë fazë të shkollimit.

Është shumë interesante që njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin, vajza dhe djem në qytete të ndryshme, por kanë të përbashkët faktin që janë në shkollë, në të njëjtën moshë, adresojnë disa çështje, janë të njëjtat. Pastaj, ka dhe gjëra që janë të ndryshme sepse dikush është nga një opinion apo ide e veçantë që nuk është tipologji e opinioneve apo ideve të përbashkëta. Për t’ju thënë një fakt konkret nga dita e sotme që besoj vlen për të ilustruar që të nxjerrim maksimumin, erdha pak me vonesë, ju kërkoj ndjesë por nuk ishte asnjë arsye tjetër veçse puna sepse gjatë gjithë ditës sot jemi marrë me projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

Disa pika në takimet që kam qenë edhe unë apo ka qenë Bora vetëm, janë trajtuar sot në diskutimin me anëtarët e kabinetit për t’i adresuar drejtpërdrejt projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Një çështje që ngrihet kudo, është çështja e cilësisë së ulët të mësimit të informatikës sepse klasat e informatikës nuk janë në lartësinë e duhur dhe nuk ofrojnë një mësim cilësor ku të mos mësohet mekanikisht, të mos mësohet vetëm teorikisht por në mënyrë kreative dhe praktike”, tha Rama.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne durres rama me nxenesit edi rama edi rama ne durres rama me nxenesit

Sondazh

Poll