Aktualitet

Aksident në Berat, 32-vjeçari në gjendje të rëndë, sapo kishte dalë nga spitali

19 Tetor 2021, 14:57 Nga DOSJA
Aksident në Berat, 32-vjeçari në gjendje të

BERAT– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme tek rreth-rrotullimi pranë Urës së Goricës në Berat. Motorri i picave ka rrëshkitur dhe është përplasur me një makinë, duke lënë në gjendje të rëndë për jetën motoristin 32-vjeçar. Erjon Gjeçi është i riu i cili është goditur në asfaltin e rrugës, duke marrë plagë të rënda në kokë dhe trup.

Motorri është përplasur me makinën tip ‘Volvo’ të drejtuar nga 24-vjeçari Geri Sulkaj. I riu i aksidentuar është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjeçi ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi pak ditë më parë sapo kishte dalë nga spitali, ku kishte kryer dhe një operacion.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugore, që po kryejnë kqyrjen e vendit të aksidentit, ndërkohë që është shoqëruar në polici për të dhënë deklaratën e tij drejtuesi i mjetit. Paraprakisht, dyshohet se shkak për aksidentit është bërë shpejtësia e motorrit.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne berat erjon gjeci geri sulkaj aksident ne berat erjon gjeci geri sulkaj

Sondazh

Poll