Art&Argëtim

Aplikimi për pasaportë i Michael Jackson në shitje për 75 mijë dollarë

19 Tetor 2021, 12:40 Nga DOSJA
Aplikimi për pasaportë i Michael Jackson në shitje për 75

SHBA – Fansat e Michael Jackson kanë mundësinë të kenë pjesë të koleksionit të tyre një objekt personal që ai la pas dhe bëhet fjalë për një aplikim për pasaportë që ai ka bërë vite më parë.

Sipas Popculture, aplikimi për pasaportë i Mbretit të Popit mund të fitohet për një shifër prej 75,000 dollarësh. Ai është një pjesë e rrallë e historisë së Jackon, e pajisur me nënshkrimin dhe fotot e tij personale. Aplikimi aktualisht është në shitje në “Moments In Time”.

Sipas raportit, Jackson humbi pasaportën e tij dhe i duhej të plotësonte një kërkesë për zëvendësim. Është e paqartë se si e humbi atë, por zëvendësimi i saj menjëherë ishte një domosdoshmëri për superyllin global. Në aplikim përfshihen 4 fotografi format pasaporte të Jackson, ku ai shfaqet me flokë të gjatë dhe veshur me një këmishë të bardhë.

Fotografitë janë Polaroids, të cilat ishin të njohura në vitet 1990 dhe kohët e fundit kanë bërë një rikthim në treg. Jackson nuk është duke buzëqeshur në fotografi, por duket një ikonë e vëërtetë.

Jackson ka shkuar”artist” si punën e tij në aplikim. Nënshkrimi i tij, i cili është i lakmuar, është gjithashtu pjesë ë aplikimit. Jackson ishte i njohur për kaligrafinë e tij të veçantë.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz michael jackson michael jackson abuzime me femije vdekja e michael jackson ylli i popit michael jackon michael jackson michael jackson abuzime me femije vdekja e michael jackson ylli i popit michael jackon

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 19 Tetor 2021, 11:47

Për 24 orë, Adele thyen çdo rekord në Spotify

SHBA– Këngëtarja Adele është rikthyer sërish në muzikë me albumin i cili i dedikohet divorcit. Ajo ka ndarë për publikun, këngën “Easy on Me” e cila...