Art&Argëtim

Vetëm dy shkronja, Kanye West ndryshon zyrtarisht emrin në “Ye”

19 Tetor 2021, 11:54 Nga DOSJA
Vetëm dy shkronja, Kanye West ndryshon zyrtarisht emrin në

SHBA – Reperi amerikan Kanye West ka ndryshuar zyrtarisht emrin e tij në gjykatë dhe ka zgjedhur të quhet thjesht ‘”Ye”.

Sipas The Independent, West tha se ka menduar për ndryshimin e emrit që në muajin gusht të këtij viti. I lindur si Kanye Omari West, reperi bëri kërkesë për ndryshimin e emrit të martën më 24 gusht në Los Angeles, duke cituar se e donte këtë gjë për “arsye personale”.

Në vitin 2018, ai gjithashtu aludoi se e kishte në planet e tij për të ndryshuar emrin e tij zyrtarisht në ‘Ye’ , pra vetë dy shkronja.

“I njohur zyrtarisht si Kanye West. Unë jam YE ”, shkroi reperi në Twitter.

Tani, në dokumentet gjyqësore, ndryshimi i emrit është miratuar zyrtarisht nga gjyqtarja e Gjykatës Supreme të Los Angeles, Michelle Williams. Ai nuk do të ketë më një emër të mesëm dhe do të njihet thjesht si ‘Ye’ tani e tutje.

Në vitin 2018, muzikanti i tha drejtuesit të radios Big Boy:  Unë besoj se” ju “është fjala më e përdorur në Bibël. Në Bibël do të thotë ty. Pra, unë jam ti. Dhe unë jemi ne. Kaloi nga të qenit Kanye, që do të thotë i vetmi në vetëm Ye, thjesht duke qenë një pasqyrim i së mirës dhe ​​së keqes sonë.  Gjjithçka më shumë është një pasqyrim i asaj që ne jemi si qenie. 

Albumi i tij i tetë në 2018 u quajt “Ye” dhe emri ka qenë i pranishëm në Twitterin e tij për ca kohë.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz kanye west kim kardashian dhe kanye west pasuria e kanye west shba kanye west kim kardashian dhe kanye west pasuria e kanye west shba

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 19 Tetor 2021, 11:47

Për 24 orë, Adele thyen çdo rekord në Spotify

SHBA– Këngëtarja Adele është rikthyer sërish në muzikë me albumin i cili i dedikohet divorcit. Ajo ka ndarë për publikun, këngën “Easy on Me” e cila...