Politike

Rama: Larg qoftë…nëse do zgjidhja edhe Opozitën, s’do merrja asnjë nga ata emra

18 Tetor 2021, 19:59 Nga DOSJA
Rama: Larg qoftë…nëse do zgjidhja edhe Opozitën,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse do të kishte mundësi të zgjidhte Opozitën nuk do të merrte asnjë nga emrat që janë tani në Opozitë. I ftuar në emisionin “Now” në Euronews, Rama ka thënë se ndihet keq kur sheh se në çfarë niveli ka rënë Opozita, duke shtuar se e vetmja që di të bëjë është të shajë dhe mallkojë.

“Larg qoftë…nëse do të zgjidhnim dhe Opozitën, sigurisht që unë nuk do të zgjidhja asnjë nga ata që janë aty. Kaq respekt për Partinë Demokratike e kam. Opozitën dhe rivalin nuk e zgjedh, e zgjedhin të tjerë dhe nuk të mbetet asgjë tjetër, veçse ta respektosh. Kur e shoh ndihem shumë keq, në këto kushte ku jemi ndihem keq për vendin tonë që ka një Opozitë të katandisur në atë far feje. Është përtej çdo imagjinate. Një Opozitë që vetëm të shan e të mallkon nuk është një Opiztë që ta bën të vështirë e as nuk të sfidon. Mos ngatërroni sarkazmën me vulgaritetin, janë dy gjëra të ndryshme,” tha Rama.

(I.A;f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama opozita edi rama opozita

Sondazh

Poll