Bota

Vijon sot procesi gjyqësor ndaj Gucatit e Haradinajt në Hagë, flet hetuesja e ZPS-së

19 Tetor 2021, 09:45 Nga DOSJA
Vijon sot procesi gjyqësor ndaj Gucatit e Haradinajt në Hagë,

HAGË– Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur seanca e rradhës ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Ditën e djeshme ka nisur dhe dëgjimi i dëshmitares së parë, Zenka Pumper, e cila është koordinatore e hetimit në këtë zyrë ku ka thënë se është pjesë e ZPS-së prej vitit 2016 dhe puna e saj është të intervistojë dëshmitarë, analizojë prova, të shkruar raporte dhe të përgatisë plane të punës.

Sipas njoftimit ky gjykim do të fillojë sot nga ora 09:30, deri në orën 16:00. ZPS-ja tashmë ka publikuar të plotë aktakuzën ndaj Gucatit dhe Haradinajt në gjuhën shqipe.

Në aktakuzë thuhet se në mes prillit dhe shtatorit 2020, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj bënë deklarata abuzuese për dëshmitarët që bashkëpunojnë me ZPS-së, dhe për persona të tjerë, duke i quajtur ata ndër të tjera, gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë.

Në aktakuzë thuhet se “Kjo sjellje tregon qartë synimin dhe motivin e tyre për të dëmtuar dhe penguar procedurat e DHS-së”.

Në bazë të fakteve të paraqitura në paragrafët 4-22, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj mbajnë përgjegjësi penale individuale për çdonjërën nga veprat penale “Pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”, “Frikësimi gjatë procedurës penale”, “Hakmarrja”, “Shkelja e fshehtësisë së procedurës”. Sikurse përshkruhet në paragrafët 45-46, ata kishin dijeninë dhe synimin e nevojshëm për çdonjërën nga veprat penale”, thuhet në aktakuzë.

Ish-krerët e OVL-UCK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. Ata janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE

Hetuesja në gjyqin ndaj Gucatit dhe Haradinajt: Paketa 3 kishte emra dëshmitarësh

(d.a/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni hysni gucati kosova ne hage nasim haradinaj zenka pumper hysni gucati kosova ne hage nasim haradinaj zenka pumper

Sondazh

Poll