Bota

Zgjedhjet në Kosovë, von Cramon: Ishin demokratike, shqetësuese deklaratat e Rakiç

19 Tetor 2021, 10:33 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë, von Cramon: Ishin demokratike, shqetësuese

BRUKSEL– Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon u shpreh e kënaqur për mbarë vajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë.

‘“Dua t’i përgëzoj qytetarët për ushtrimin e qetë të së drejtës demokratike, fushata zgjedhore ka qenë pa incidente madhore. Përkundër sfidave me pandeminë KQZ ka arritur në mënyrë efikase t’i zbatojë procedurat zgjedhore. Këto zgjedhje kanë dëshmuar se demokracia në Kosovë është e vërtetë, është një vetëdijesim gjithmonë më i madh në këtë vend. Kosova është shembull në kuptim të pluralizmit për rajonin”-u shpreh ajo.

Von Cramon ka komentuar deklaratat e  kreut të Listës Serbe, Goran Rakiç, se nëse nuk i kanë fituar 9 komuna dhe nuk formohet Asociacioni, do t’i lëshojnë institucionet të cilat i quajti një kërcënim për votuesit dhe ndaj kandidatëve të tjerë.

”Nëse nuk lejohen kandidatët e tjerë që të marrin pjesë është vështirë që të kuptohet nëse ka pasur pluralizëm, ka kërcënim të madh të votuesve dhe ndaj kandidatëve të cilët nuk vinë nga radhët e Listës Serbe dhe kjo është ajo që ne kemi dëgjuar, dhe prandaj e kemi vendosur këtë në raport do të doja të ishte ndryshe”.-tha ajo.

Lajmi kryesor/ Përfundon numërimi i votave në Kosovë, 21 komuna shkojnë në balotazh më 14 nëntor

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni goran rakiç viola von cramon zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 goran rakiç viola von cramon zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll