Bota

BE mbi zgjedhjet lokale: Zgjedhjet mirë të organizuara, telashe kryesisht në veri

19 Tetor 2021, 10:26 Nga DOSJA
BE mbi zgjedhjet lokale: Zgjedhjet mirë të organizuara, telashe

BRUKSEL– Misioni për Vëzhgimin të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, ka vlerësuar sot se zgjedhjet lokale në Kosovë ishin të mirë organizuara dhe pa probleme të mëdha.

Në një konferencë për media të këtij misioni u tha se probleme ka pasur kryesisht në veri të vendit.

Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale, Lukas Mandl, tha se ndër kritikat kryesore është mos transparenca e financimit të fushatës.

Zgjedhjet kanë qenë të organizuara mirë dhe janë respektuar të drejtat gjatë fushatës. Në veri konkurrenca ka qenë e kufizuar. Financimi i fushatës nuk ishte transparent…. Janë vërejtur disa raste të votimit të asistuar dhe problemeve me afatin e dokumenteve….Kemi parë që Lista Serbe ka monopolizuar jetën politike të serbëve të Kosovës. Ka pasur raste të kërcënimit dhe presioneve nga kandidatët e Listës Serbe”, është shprehur Mandl.

Telashet dhe shkeljet që ky mision ka vënë re, kanë qenë kryesisht të lidhura me pjesën veriore të Kosovës.

Kemi parë që Lista Serbe ka monopolizuar jetën politike të serbëve të Kosovës. Ka pasur raste të kërcënimit dhe presioneve nga kandidatët e Listës Serbe”, ka thënë ai.

Lajmi kryesor/ Përfundon numërimi i votave në Kosovë, 21 komuna shkojnë në balotazh më 14 nëntor

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni lukas mandl misioni për vëzhgimin të zgjedhjeve viola von cramon zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 lukas mandl misioni për vëzhgimin të zgjedhjeve viola von cramon zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll