Bota

Enver Robelli: Nëse nuk votojnë LDK janë të dehur, trans e jo racionalë

19 Tetor 2021, 09:53 Nga DOSJA
Enver Robelli: Nëse nuk votojnë LDK janë të dehur, trans e

KOSOVË – Enver Robelli, gazetari nga Kosova, i cili jeton në Zvicër ka ndarë në rrjetin e tij social facebook një reagim lidhur me zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet që LDK ka arritur më saktësisht në këto zgjedhje.

Robelli shkruan se LDK ofendon qytetarët e Kosovës pasi në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku LDK humbi ndjeshëm, populli i Kosovës ishte jo-racional. Kurse në zgjedhjet e kësaj radhe ku LDK ka arritur rezultate të kënashme kret papritur po kthehen në qytetarë racional. Pra, sipas Robellit situata ndryshon sipas intereseva të LDK, e cila thjesht e ka të pamundur të pranojë gabimet e saj dhe ndaj fajin ja vesh inteligjencës së qytetarëve.

“Lehtësia me të cilën LDK po i fyen qytetarët e Kosovës… Sipas ish-kryetarit të LDK-së, i cili është kryetar nderi i LDK-së, më 14 shkurt qytetaret dhe qytetarët që kanë votuar për një koalicion të caktuar parazgjedhor, kanë qenë “të dehur” dhe “në trans”. Sipas nënkryetarit të LDK-së shumica mund të gabojë, e 14 shkurti nuk ka qenë referendum. Pra, kur qytetaret e qytetarët e Kosovës votojnë LDK-në, atëherë “janë racionalë”, kur votojnë për konkurrencën politike – janë të dehur, në trans, joracionalë. Me kaq lehtësi rrallëkush i ka fyer kosovarët e kosovaret me të drejtë vote. Kur po këta njerëz apo paraardhësit e tyre votonin mbi 60 për qind për LDK-në, kjo paskësh qenë votë e njerëzve racionalë. Po gabuan njerëzit dhe votuan dikë tjetër, atëherë janë joracionalë, sipas LDK-së. Një parti që lëshon diagnoza për qytetaret dhe qytetarët, duhet të ketë probleme të mëdha. Më 14 shkurt votuesi i LDK-së qenka mashtruar, sipas kryetarit të nderit të LDK-së. Domethënë votuesi i LDK-së nuk ka të drejtë të ndihet i mashtruar nga krerët e saj shumëvjeçar, votuesi i LDK-së vetëm mashtrohet nga “forcat armiqësore”. Votuesit të LDK-së kësisoj i mohohet e drejta për të menduar me kokën e vet dhe për të ndëshkuar aleancat më joparimore të LDK-së me ndonjë parti që krerët e LDK-së e kanë akuzuar hiç më pak se për vrasje të aktivistëve të LDK-së. Lehtësia me të cilën LDK i fyen qytetarët e Kosovës, është sinjal i keq i një partie që nuk është e gatshme të korrigjojë gabimet e së kaluarës, të kërkojë falje për aleancat më të çuditshme dhe të bind qytetaret dhe qytetarët se vërtet ka ndryshuar”, shkruan ai në Facebook.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora enver robelli isa mustafa ldk nga enver robelli zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt enver robelli isa mustafa ldk nga enver robelli zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt

Sondazh

Poll