Bota

Abdixhiku për zgjedhjet lokale në Kosovë: Rikthim i madh i LDK-së

19 Tetor 2021, 09:10 Nga DOSJA
Abdixhiku për zgjedhjet lokale në Kosovë: Rikthim i madh i

KOSOVË– Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur rreth zgjedhjeve lokale të së dielës të cilin e ka konsideruar si rikthim të vërtetë të LDK-së.

Në një status në Facebook, Abdixhiku ka thënë se si parti 17 tetorin do ta kujtojnë me krenari siç e kujtojnë 14 shkurti si mësim.

Si LDK, 17 tetorin do ta kujtojmë me krenari; siç e kujtojmë 14 shkurtin si mësim. Njerëzit e Kosovës na vlerësojnë kur jemi të drejtë, siç na largohen kur s’jemi të tillë – dhe kjo është vlera më e mirë e demokracisë. Veprimtarët tanë i falënderoj për rezultatin e arritur. Një rikthim vërtetë i madh”, ka thënë ai.

Kreu i LDK-së, ka thënë po ashtu se s’ka vend për festë por punë për raundin e dytë për komunat të cilat kanë shkuar në balotazh.

“Vend për mburrje, festë e garë fituesish s’ka. Mbështetja për ne s’është kundër askujt tjetër. Prandaj të punojmë për raundin e ri; e të qëndrojmë kokëulur por krenarë përballë qytetarëve tanë. Besimin e tyre duhet ta kujdestarojmë me plot kujdes si në pushtet ashtu dhe në opozitë. Politikën duhet ta shohim vetëm si përgjegjësi”, ka thënë Abdixhiku.

Lajmi kryesor/ Përfundon numërimi i votave në Kosovë, 21 komuna shkojnë në balotazh më 14 nëntor

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni ldk-ja lumir abdixhiku zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 ldk-ja lumir abdixhiku zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll