Aktualitet

Vdekja e 4 turistëve, Hoxha: Ende nuk e dimë nëse kanë hyrë më parë në Shqipëri

18 Tetor 2021, 21:01 Nga DOSJA
Vdekja e 4 turistëve, Hoxha: Ende nuk e dimë nëse kanë

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha u shpreh se nuk kanë ende një përgjigje nëse 4 turistët rusë që u gjetën të vdekur në një dhomë hoteli në Qerret, kanë hyrë më parë në Shqipëri apo vendet e Ballkanit.

Në një intervistë për emisionin “Open” në Top Channel, ajo ka përmendur dëshminë e dëshmitares, e cila ka thënë se i ka ndërprerë dy herë teksa po qëndronin në pishinën dimërore duke thënë se aty nuk kishte një kamerë sigurie.

“Ajo çfarë më ka bërë përshtypje në këtë histori është se Shqipëria nuk i ka dhënë përgjigje pyetjes nëse kanë hyrë apo jo në vendin tonë apo në vendet e Ballkanit. Është edhe vdekje e shpejtë po të qëndrojmë besnik të dëshmitares okulare, e cila thotë se i kishte ndërprerë gati dy herë dhe se mungon një kamera sigurie ku frekuenton në çastet e fundit të jetës. Momenti i fundit që kamera tregon është korridori para se të hyjnë në dhomë,” tha Hoxha.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha vdekja e 4 turisteve ruse anila hoxha vdekja e 4 turisteve ruse

Sondazh

Poll