Aktualitet

UNAZA/ Banorët e Laprakës në protestë, bllokojnë rrugën për rreth 1 orë

18 Tetor 2021, 19:47 Nga DOSJA
UNAZA/ Banorët e Laprakës në protestë, bllokojnë

TIRANË– Banorët e zonës së Laprakës kanë dalë sot në protestë duke bllokuar rrugën ku pritet të shemben 700 banesa. Ata kërkojnë që të bëhet transparencë se çfarë do të ndodhë me këtë projekt e banesat e tyre si dhe për procedurat që pritet të ndërmerren për banesat që kanë leje legalizim dhe ata që s’e kanë atë. Banorët kërkojnë gjithashtu të dinë edhe se si do të veprohet me shpërblimin që pritet të marrin ata. Në videon e publikuar nga Fax ëeb shihet banorët, të cilët kanë bllokuar rrugën për rreth 1 orë.

Protesta e banorëve ka nisur më 2 tetor, e që prej asaj ditë të gjithë dalin e bllokojnë rrugën për të kërkuar informacine lidhur me mënyrën sesi dhe me çfarë çmimi do të dëmshpërblehen pronat që do tu shemben. Deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga asnjë prej institucioneve.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet protesta ne laprake unaza e re protesta ne laprake unaza e re

Sondazh

Poll