Politike

Vdekja e Powell, Basha: Njerëzit si ai, arsyeja e marrdhënieve të veçanta me SHBA

18 Tetor 2021, 19:42 Nga DOSJA
Vdekja e Powell, Basha: Njerëzit si ai, arsyeja e marrdhënieve të

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për vdekjen e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Colin Powell, me një mesazh të përcjellë mes profilit të tij në Facebook. Basha ka shkruar se një ndër arsyet pse shqiptarët kanë marrdhënie kaq të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë personalitetet si Powell. Kreu i PD i shprehu ngushëllimet e tij familjes dhe miqve të ish-sekretarit amerikan.

“Nëse ndokush pyet se pse ne shqiptarët kemi marrëdhënie te veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përgjigjja janë personalitetet si Colin Powell. Në këtë botë të madhe, shpeshherë të pasigurt për fatet e shteteve, kombi ynë ka gjetur përkrahje nga ky vend i madh dhe nga njerëzit e mëdhenj si Colin Powell, që në momente përcaktuese për ne, na kanë qëndruar pranë, në sfida që pa ta, do të ishin të pakapërcyeshme. Ndaj, në këtë ditë të trishtë të ndarjes nga jeta të gjeneralit, ish-Sekretar i Shtetit të SHBA-ve dhe kryetarit të Udhëheqësve Ushtarakë, Colin Powell, ne nderojmë me respekt dhe mirënjohje figurën e tij, duke i shprehur ngushëllimet familjes, miqve, bashkëpunëtorëve të tij dhe popullit amerikan. U prehtë në paqe!” shkroi Basha.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha mesazh ngushellimi ndahet nga jeta colin powell lulzim basha lulzim basha mesazh ngushellimi ndahet nga jeta colin powell

Sondazh

Poll