Aktualitet

Basha: Sa të jem unë kryetar, vendimet e SHBA-ve nuk votohen në PD!

18 Tetor 2021, 15:49 Nga DOSJA
Basha: Sa të jem unë kryetar, vendimet e SHBA-ve nuk votohen në

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar për herë të parë foltoren e nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha, të cilën e ka cilësuar një tentativë të liderit historik të PD-së për të bunkerizuar Partinë Demokratike. Në mbledhjen e grupit parlamentar, Basha tha se sa të jetë ai kryetar i PD-së nuk do të pranojë të hedhë në votim në asnjë forum të Partisë Demokratike vendime të qeverisë dhe institucioneve amerikane kundrej deputetëve a të zgjedhurve të kësaj partie.

Basha shtoi se nuk do të pranojë e lejojë akte që çojnë në izolimin e Partisë Demokraitke nga aleati strategjik dhe mirëbërësi më i madh në histori i Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar, që janë SHBA-të.

“Nuk e kam parë të arsyeshme të reagoj kundër spekulimeve, genjeshtrave e shpifjeve të ulëta ndaj meje me të cilat po bombardohet prej disa javësh anetarësia e partisë demokratike  dhe opinioni publik. E kam përjashtuar dhe vazhdoj ta përjashtoj nga axhenda ime invesitmin e kohës dhe energjive në  shfaqje publike me “me the, i thashë, e me tha” brenda llojit, që nuk bëjnë gjë tjetër veçse ndryshojnë natyrën e përballjes politike në Shqipërinë e sotme të njëmijë e një problemeve dhe halleve që kanë qytetarët e thjeshtë: nga përballje të  opozitës me qeverinë e shdërrojnë në hidh e prit të ish-kryetarit historik Sali Berisha me kryetarin e rizgjedhur vetem para kater muaj me parimin një anetar një votë, që jam unë. Këtë kënaqësi apo dhuratë, Edi Rama me bandat e tij nuk do ta ketë kurrë nga unë. Unë e refuzoj arenën ku më ftojnë spekullimet dhe shpifjet e ricikluara të listës tëtevjeçare apo gjashtëmbëdhejtëvjeçare të kundështarëve të mi politikë në partinë socialiste, që sot i recitojnë të zemëruarit dhe të keqkuptuarit me vendimin tim për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së me kërkesën e SHBA për shkak të shpalljes së tij ‘non grata’ prej tyre. E kam shpjeguar kontekstin dhe barrën e këtij akti ditën që e shpalla. Dua të përsëris sot se sa të jem unë kryetar i PD-së nuk do të pranoj të hedh në votim në asnjë forum të Partisë Demokratike vendime të qeverisë dhe institucioneve amerikane kundër deputetëve a të zgjedhurve të kësaj partie. Edhe sikur të jem unë i godituri i këtyre vendimeve. Nuk do të pranoj e lejoj akte që çojnë në izolimin e Partisë Demokraitke nga aleati ynë strategjik dhe mirëbërësi më i madh në histori i Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar, që janë SHBA. Izolimi nga SHBA është vdekja e Partisë Demokratike. Rrjedhimisht është vdekja për një periudhë jo të shkurtër e shpresës së shqiptarëve,”- mësohet të ketë thënë Basha.

LAJM KRYESOR: PD mbledh grupin, kërkon Vetting për politikanët, amendamentet dorëzohen në Kuvend

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike lulzim basha pd mbledh grupin 18 tetor 2021 sali berisha lulzim basha pd mbledh grupin 18 tetor 2021 sali berisha

Sondazh

Poll