Aktualitet

Protesta për rritjen e çmimeve, protestuesi: Kemi shtet të korruptuar

18 Tetor 2021, 16:51 Nga DOSJA
Protesta për rritjen e çmimeve, protestuesi: Kemi shtet të

TIRANË- Një protestues para kryeministrisë është shprehur se shteti është i korruptuar. Gjatë protestës së sotme që po mbahen për rritjen e çmimeve, ai është shprehur se shteti nuk ka lënë gjë pa vjedhur, duke shtuar se shteti është anti-ligjor. Ai ka thënë se pensionin nuk e merr të plotë, pasi janë falsifikuar dokumentet. Pensionisti i ka bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë vjedhjen e kontributëve, duke shtuar se qeveritarët janë mashtruesa.

“Shteti është i korruptuar, nuk kanë lënë gjë pa vjedhur. Unë jam pensionist i vjetër nuk marr paratë e plota. Na kanë falsifikuar dokumentet. Shteti është mashtrues dhe anti-ligjor. Ata kanë falsifikuar ligjet, ndaj janë pensionet e vogla, unë nuk kërkojë mëshirë kërkojë drejtësi. SPAK të hetojë vjedhjen e kontributeve. Këta janë mashtruesa”, tha qytetari.

LAJMI KRYESOR: Nis protesta! Qytetarët kërkojnë ulje çmimesh para Kryeministrisë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet protesta kunder rritjes se cmimit te naftes protesta per rritjen e cmimeve protesta kunder rritjes se cmimit te naftes protesta per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll