Aktualitet

EMRI/ Digjet banesa në Korçë, një viktimë, tre të plagosur

18 Tetor 2021, 15:30 Nga DOSJA
EMRI/ Digjet banesa në Korçë, një viktimë, tre

KORÇË-Një banesë është pushtuar nga flakët ditën e sotme në Qytetin e Korçës. Mësohet se nga flakët e shumta ka humbur jetën një person, me emrin Vasil Dolani.

Zjarri ka rënë në një banesë në lagjen 12, në zonën e quajtur Çezma e Amzës. Në vendngjarje ka shkuar policia se bashku me ekipin e zjarrfikëses, ndërkohë që ende nuk duhet arsyet e rënies së zjarrit. Në videon e mëposhtme të publikuar nga Syri.net, shihen pamje nga banesa ku ka rënë zjarri në Korçë.

Në shtëpi kanë qenë brenda katër persona, por tre prej tyre kanë mundur të dalin ndërsa 64-vjeçari është gjetur pa shenje jete nga zjarrfikësit. Tre familjarët që kanë mundur tu shpëtojnë flakëve janë dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.10.2021, rreth orës 17:15, në lagjen nr. 11, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit Dh. D. dhe për pasojë ka gjetur vdekjen vëllai i tij shtetasi V. D., rreth 64 vjeç dhe janë lënduar lehtë pronari i banesës Dh. D, shtetasi J. D. dhe shtetasja V. D. Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet çezma e amzës vasil dolani zjarr në korçë çezma e amzës vasil dolani zjarr në korçë

Sondazh

Poll