Aktualitet

Rusët u vranë! Prokuroria nis hetimet, ambasada ruse kërkon ‘llogari’ (ZHVILLIMET)

18 Tetor 2021, 08:58 Nga DOSJA
Rusët u vranë! Prokuroria nis hetimet, ambasada ruse kërkon

TIRANË– Katër rusët janë vrarë! Ky është vendimi që u mor nga Prokuroria e Kavajës, e cila ka nisur hetimet për vrasje. Menjëherë pas bërjes publike, përfaqësuesit e ambasadës ruse u paraqitën në ambientet e Mjekësisë Ligjore për të kërkuar më shumë informacion për vrasjen e turistëve.

Katër anëtarët e familjes nga Moska u gjetën të pajetë ditën e premte në hotel ‘Gloria’, teksa punonjësi i hotelit kishte shkuar për t’i dhënë porosinë që ata kishin bërë. Sergey Burenkov, 60-vjeç dhe gruaja Natalya Burenkova, 58 vjeç, nga Moska, ishin me pushime në Shqipëri së bashku me vajzën e tyre Ekaterina, 31 vjeç dhe partnerin e saj Nikita Belousov, 37 vjeç.

Turistët ishin pjesë e grupi rusësh dhe ukrainasish që kishin zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet këtë vjeshtë, por fatkeqësisht gjetën vdekjen. Së bashku me miq të tjerë, ata kishin qenë në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku dhe kishin drekuar, ndërsa darkën kishin vendosur që ta kalonin në kompleksin turistik. Madje gjatë ditës, ata kishin rezervuar me telefon dhomën e saunas me xhakuzi që ndodhet në katin e nëndheshëm të hotelit.

58-vjeçarja Nataliia Burenkov vuante nga kanceri, ndërsa 31-vjeçarja Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe partneri i saj Nikita Belousov, kishin caktuar ditën e dasmës dhe prisnin që të martoheshin pasi të ktheheshin në Rusi, plane të çilat do të mbeten pa u realizuar.

Trupat e viktimave u gjetën në pishinën dimërore të hotelit, pranë saunës. Fillimisht u tha se turistët ishin asfiksuar në sauna, apo kishin konsumuar shumë kokainë, por nga hetimet të dyja këto teori u hodhën poshtë, ndërsa si pistë kryesore mbeti ajo e asfiksisë nga klori në pishinë. Ditën e sotme, pritet që Mjekësia Ligjore të nxjerrë ekspertizën, për të zbuluar më shumë mbi vdekjen e turistëve. Grupi hetimor po bashkëpunon dhe me ambasadën ruse dhe autoritetet përkatëse për të mësuar më shumë mbi viktimat dhe veçanërisht aktivitetin profesional të dy burrave.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vdekja e rusëve hetohet si vrasje në rrethana cilësuese

Ekspertiza: 4 rusët s’kishin konsumuar lëndë narkotike, asnjë shenjë dhune

Presin para derës! Përfaqësuesit e ambasadës kërkojnë informacion për turistët rus

Vdekja e 4 rusëve, merret në pyetje punëtori i hotelit në Qerret

‘Duam informacion’/ FOTOT e përfaqësuesve të ambasadës ruse pranë Mjekësisë Ligjore

U klasifikua si vrasje! Ambasada ruse kërkon informacion te Mjekësia Ligjore

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret ekaterina burenkova nataliia burenkova sergei burenkova 4 ruset e vdekur ne qerret ekaterina burenkova nataliia burenkova sergei burenkova

Sondazh

Poll