Aktualitet

Ekspertiza: 4 rusët s’kishin konsumuar lëndë narkotike, asnjë shenjë dhune

18 Tetor 2021, 14:04 Nga DOSJA
Ekspertiza: 4 rusët s’kishin konsumuar lëndë narkotike,

TIRANË– Ekspertiza mjekoligjore ka zbuluar se asnjë prej katër anëtarëve të familjes ruse që u gjetën të vdekur në ambientet e pishinës dimërore në një resort luksoz në Qerret, nuk janë të dhunuar.

Mësohet se në trupat e katër anëtarëve të familjes së ndjerë, Sergey Burenkov, 60-vjeç, gruas së tij, Natalya Burenkova, vajzës së çiftit Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe partnerit të saj Nikita Belousov, nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune.

Gjithashtu, ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në përfundimin se anëtarët e familjes ruse nuk kanë përdorur lëndë narkotike. Procesi i ekspertizës ka vijuar deri në orën 15:00. Tashmë hetuesit kanë vetëm një pistë në dorë, atë të vrasjes.

LAJM KRYESOR: Rusët u vranë! Prokuroria nis hetimet, ambasada ruse kërkon ‘llogari’ (ZHVILLIMET)

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret ekaterina burenkova natalya burenkova nikita belousov sergey burenkov 4 ruset e vdekur ne qerret ekaterina burenkova natalya burenkova nikita belousov sergey burenkov

Sondazh

Poll