Aktualitet

Ndryshimet në Policinë e shtetit! Nga Jaupi, Çipa dhe Shehu, Berati nuk ka risi

18 Tetor 2021, 13:44 Nga DOSJA
Ndryshimet në Policinë e shtetit! Nga Jaupi, Çipa dhe Shehu,

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano prezantoi ditën e sotme ndryshimet e reja që u bënë në strukturat vendore dhe qëndrore të policisë së shtetit. Berati është i vetmi qark i cili nuk ka pësuar ndryshime pasi do ketë sërish të njëjtin drejtues të policisë. Rokadë ka pasur në Korçë dhe në Elbasan, ndërsa Drejtori i policisë së Tiranës, Jaupaj është transferuar në departamentin për sigurinë publike.

Ndryshimet janë si më poshtë:

Drejtori i Antiterrorit tashmë do të jetë Alban Dautaj, post që më parë mbahej nga Gledis Nano, drejtori i ri i përgjithshëm i policisë së shtetit.

Rebani Jaupi largohet nga Drejtoria e Policisë së Tiranës dy vite e gjysmë nga emërimi. Në vend të tij emërohet Lorenc Panganika. Jaupi është emëruar në postin e drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike.

Neritan Nallbati i cili mbante postin që mori Jaupi, u transferua në Drejtorinë e Policisë Durrës, ndërsa zëvendëson aty Oltion Bistrin. Ky i fundit është dërguar si drejtues në Lezhë.

Lorenc Shehu që mbante detyrën në Lezhë emërohet drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit.

Gjovalin Loka është emëruar në Korçë ndërkohë që më parë mbante postin drejtues në Elbasan.

Ardian Çipa është emëruar në Elbasan, duke u larguar nga posti drejtues në Korçë.

Bledar Çeliku i cili ishte në pozicionin drejtues në Vlorës transferohet dhe emërohet në Gjirokastër. Vendin e tij në Vlorë e merr Gentian Berberi.

Hamdi Fjora nga Kukësi transferohet dhe emërohet në Policinë e Shkodrës. Nga Shkodra transferohet në Dibër, Skënder Hitaj.

Në Kukës merr detyrën Edmond Sulaj. Ferdinand Mara, që u emërua disa muaj më parë në Fier, lirohet nga detyra dhe në vend të tij emërohet Alfred Çepe.

Në Berat nuk ka ndryshime, Edmond Tarkaj do jetë sërish kreu i Policisë Rrugore.

LAJMI KRYESOR: VD-EMRAT/ Largime dhe rotacione! Kush janë drejtuesit e rinj të policisë në rrethe

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gledis nano ndryshime ne policine e shtetit gledis nano ndryshime ne policine e shtetit

Sondazh

Poll