Aktualitet

VD-Qeveria po i falimenton,fermerët nesër në protestë:Do bllokojmë rrugët nacionale

18 Tetor 2021, 10:09 Nga DOSJA
VD-Qeveria po i falimenton,fermerët nesër në protestë:Do

TIRANË– Fermerët do të protestojnë ditën e nesërme. Përfaqëuesi i fermerëve, doli ditën e sotme në një komunikatë për mediat duke u shprehur se janë drejt falimentimit për shkak të çmimeve të larta që Qeveria ka vendosur. Sipas tij 400 fermerë do dalin nesër në protest për rritjen e çmimit të drithërave për blegtorinë, për mos-mbështetjen nga ana e qeverisë. Fermerët e serave dhe blegtorisë së Lushnjes, Fierit, Divjakës dhe Beratit do nisi protestën nga vendet e tyre të punës.


Deklarata e Fermerëve

Fermerët në kushte të vështira të aktualitetit të situatës dhe në vazhdimësi të pambështetur krahasuar me të gjithë fermerët e rajonin kanë arritur në një pikë ku janë në prag të falimentimit total. Nesër fillimisht në vendet e tyre të punës, do të fillojnë protestat nga fermerët e serave dhe të blegtorisë. U bënë muaj që drithërat për blegtorinë kanë pësuar një rritje të tmershme krahasuar me vitet e tjera. Mos të harrojmë që sot cmimi i misrit është cmim reklord që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Nesër protestojmë të gjithë për arsye të mos-mbështetjes nga ana e qeverisë. Minimalisht janë 10 fshatrat përrreth që do marrin pjesë në këtë protestë. Por nuk përjashtohet mundësia e pjesëmarrjes nga Lushnja, Fieri, Divjaka dhe Berati. Kjo është protestë e parë dhe më tej do të ketë përshkallëzim të situatës nëse nuk do merren masa. Nuk kemi marrë leje sepse protesta do të jetë në vendet tona të punës dhe nëse nuk do të ketë reagim do të bllokojmë rrugë nacionale madje do shkojmë edhe në Tiranë.

(a.sh)/Dosja.al

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bllokim i akseve nacionale fermerët në protestë mos mbështetje nga qeveria bllokim i akseve nacionale fermerët në protestë mos mbështetje nga qeveria

Sondazh

Poll