Aktualitet

Para në këmbim të votës, shefi i zyrës juridike Bulqizë dërgohet në gjyq nga SPAK

18 Tetor 2021, 14:22 Nga DOSJA
Para në këmbim të votës, shefi i zyrës juridike

TIRANË– Kanë përfunduar hetimet paraprake nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, për procedimin në ngarkim të të pandehurve Albion Ceku dhe Denis Xholi, të cilët banojnë në Dibër dhe ndodheshin nën arrest me burg. SPAK informon se provat e mbledhura vërtetojnë se Denis Xholi së bashku me Albion Cekun, kanë shpërndarë para në Njësinë Administrative Maqellarë në këmbim të votave për zgjedhet e 25 prillit të këtij viti.

Denis Xholi, mësohet të këtë ushtruar funksionin e përgjegjësit të zyrës juridike në Bashkinë Bulqizë. Ai është akuzuar për veprat penale “korrupsion aktiv në zgjedhje” të kryer në bashëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Pas përfundimit të hetimeve, Xholi është dërguar në gjyq nga SPAK.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet albion ceku blerje votash denis xholi spak albion ceku blerje votash denis xholi spak

Sondazh

Poll