Politike

“Krenar për Kukësin”, Meta publikon foton me gazetarin e Dosja.al: Ishte vetëm 6 vjeç kur qyteti i tij përjetoi

12 Qershor 2019, 08:28 Nga DOSJA
“Krenar për Kukësin”, Meta publikon foton me gazetarin e

KUKËS- Presidenti Ilir Meta ka patur sot një takim me gazetarin e Dosja.al, Bekim Bici. Takimi është zhvilluar në Kukës dhe temë e bisedës ka qenë 20-vjetori i bombardimeve tqë NATO-s në Kosovë.

Meta këtë takim  e ka bërë publik me anë të një postimi në Facebook dhe shprehet se ka qenë një kënaqësi e veçantë për të. Ndërkohë më tej Kreu i Shtetit shkruan se krenar për Kukësin dhe ato javë të paharrueshme që ky qytet ka përjetuar gjatë luftës në Kosovë.

Kënaqësi sot të pija një kafe në Kukës me gazetarin Bekim Bici. 20 vjet më parë ai ishte vetëm 6 vjeç, kur qyteti i tij u bë për ditë e javë të tëra qendër e mediave botërore që dëshmonin, jo vetëm një nga tragjeditë më të mëdha njerëzore që po ndodhte në Europë, por edhe një nga kryeveprat e humanizmit njerëzor që njohu bota. Krenar për Kukësin dhe ato javë të paharrueshme që përjetova mes kukësianëve patriotë, bujare e fisnikë si ata.??”, shkruan Meta në Facebook.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 20 vjetori i bombardimeve ne serbi bekim bici ilir meta meta takon gazetarin e dosja 20 vjetori i bombardimeve ne serbi bekim bici ilir meta meta takon gazetarin e dosja

Sondazh

Poll