Bota

Zgjedhjet në Skënderaj, akuzat e Jasharit: Ka manipulime dhe vjedhje votash

18 Tetor 2021, 06:48 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Skënderaj, akuzat e Jasharit: Ka manipulime dhe vjedhje

KOSOVË– Ndërkohë që vijon numërimi i votave për zgjedhjet lokale në Kosovë, kandidati për kryetar të Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari ka hedhur akuza të rënda për manipulime dhe blerje votash.

Në një status në Facebook ai u shpreh se ka mbledhur fakte të shumta për të vërtetuar se në Idela dhe Drenicë ka patur vjedhje dhe manipulime votash dhe se do të kërkojë drejtësi në organet kompetente.

Mbështetja juaj në çdo takim, sondazhet e Exit Polleve në njërën anë dhe rezultati zgjedhor sipas KQZ-së, është me mospërputhje të mëdha. Gjatë ditës kemi raportuar për parregullsi të mëdha si blerje votash, shantazhe e presion tek votuesit.

Nga vëzhguesit tonë në vendvotime deri me tani janë raportuar për raste të fletëvotimeve të pa vulosura në rreth 11 Qendra të Votimit, situatë kjo e cila dëshmon për ekzistencën e blerjes se votës me sistemin e njohur si “treni bullgar”.– shkruan Jashari.

Në përfundim ai u shpreh se do të presë deri në numërimin e votës së fundit për të dalë me një njoftim të ri se si do të vijojë kauza e tij.

Postimi i plotë:

Lajmi kryesor/ Zgjedhjet lokale në Kosovë! 22 komuna në balotazh, LVV nuk fiton asnjë (REZULTATET)

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora bekim jashari zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 bekim jashari zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll

Bota 18 Tetor 2021, 06:02

Zgjedhjet lokale në Kosovë! Kush dhe ku fitoi?

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), sipas rezultateve preliminare, nuk ka arritur të fitojë në asnjë komunë të Kosovës në zgjedhjet lokale, derisa do...