Bota

5 metra larg varrit të nënës! Pagëzohet Lydia, të pranishëm edhe prindërit e pilotit

17 Tetor 2021, 21:36 Nga DOSJA
5 metra larg varrit të nënës! Pagëzohet Lydia, të

GREQI– Në kishëzën e “Fjetja e Virgjëreshës,” ku u varros nëna e saj pesë muaj më parë, Lydia e vogël, vajza e Caroline Crouch u pagëzua sot. Pagëzimi u bë vetëm pesë metra larg varrit të 20-vjeçares, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, piloti Babi Anagnostopoulos.

Kumbarët e vajzës së vogël ishin tre dhe janë zgjedhur në mënyrë simbolike nga gjyshja e saj. Këta janë Sotiris, Phaedra dhe Nafsika, të tre shokë klase me Caroline, por që aktualisht studiojnë në pjesë të ndryshme të vendit. Por ata janë të bashkuar nga dashuria e tyre për Caroline, tani edhe me një përgjegjësi për të qenë pranë çdo vështirësie të vajzës së saj.

Po ashtu, të dy prindërit e Babis Anagnostopoulos ishin të pranishëm në ceremoninë e pagëzimit, pavarësisht se djali i tyre ndodhet në burg për vrasjen e të resë.

Marrë nga Newsbomb.gr

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni caroline crouch vrasja e caroline crouch caroline crouch vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll