Bota

Mbyllen zgjedhjet lokale në Kosovë! 19 komuna në balotazh, garë e fortë (ZHVILLIMET)

17 Tetor 2021, 05:10 Nga DOSJA
Mbyllen zgjedhjet lokale në Kosovë! 19 komuna në balotazh,

PRISHTINË– Mbyllet votimi për drejtuesit e komunave  për 4 vitet e ardhshme në Kosovë. Sot, në 17 tetor, qytetarët e Kosovës iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të 38 komunave dhe anëtarët e asambleve komunale.

REZULTATET DERI MË TANI: (Kliko këtu për numërimin LIVE)

E para komunë që ka mbaruar numërimin ishte Juniku, ku është zgjedhur Agron Kuçi i AAK-së, i cili ka marrë 1.062 vota ose ndryshe 47,26%. Por ky rezultat nuk është i mjaftueshëm dhe konsiderohet si balotazh pasi për tu konsideruar fitues duhen marrë 50% dhe një votë. Në kryeqytet deri më tani kryeson kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia,  me 42% të votave të numëruara.

Në Ferizaj, janë numëruar 142/144 kuti dhe ka fituar kandidati i PDK, Agim Aliu me 62%. Komunën e Deçanit e ka marrë Bashkim Ramosaj nga AAK, me 65% të votave. Gara vazhdon në Gjakovë me 45% udhëheq Ardian Gjini, i cili ndiqet nga Mimoza Kusari Lila, e cila ka 37%. Gllogjovci deri tani i ka dhënë 47% Ramiz Lladrovicit nga PDK, ndërsa Dritan Ajazi nga DD ka marrë 30%. Alban Hyseni dhe Lutfi Haziri janë “kokë më kokë” në Gjilan me 44% secili. Por me më pak se 10 kuti të mbetura duke se balotazhi është i sigurtë. Edhe në Dragazh, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obliq, Rahovec, Podujevë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtri, Malishevë, Mamushë, Kllokot është e njëjta situatë.

Mitrovica e Jugut i ka dhënë gati 54% Bedri Hamzës nga PDK. Në Leposaviq ka fituar bindshëm Zoran Todiç. Gara po shkon drejt fundit në Lipjan ku Imri Ahmeti ka marrë deri më tani 56% të votave. Sasa Milosheviç ka marrë 64% në Novebërdë. Pejën e ka marrë LDK me Gazmend Muhaxherin (60%). Në Skënderaj ka humbur Bekim Jashari, i cili është mposhtur nga Fadil Nura i PDK me 58%.  Në Shtërpkë ka fituar me Dalibor Jevtiç me 59%. AAK ka marrë Suharekën me Bali Muharremajn. PDK me Agim Aliun ka marrë Ferizajn. Zubin Potok i ka shkuar Srdjan Vuloviç me 83%. 98% e atyre që kanë votuar në Deçan kanë zgjedhur Dragisha Miloviç. Mehmet Ballazhi është zgjedhur në Hanin e Elezit me 50% duke mbajtur PDK në vendin e parë. Graçanica ka votuar Liljana Shubaric. Të gjitha votat në Ranillug kanë shkuar për kandidaten e vetme, Katarina Ristiç Iliç. Parteshi ka votuar Dragan Petkoviç, ndërsa Mitrovica e Veriut me 91% ka zgjedhur Milan Radojeviç.

Qendrat e votimit u hapën që në orën 07:00 të mëngjesit dhe u mbyllën në të njëjtën orë të mbrëmjes, por sot nuk kanë munduar as incidentet. 4 persona janë prangosur pasi akuzohen për shit-blerje vote, ndërsa në Veri të vendit, në kufirin e Jarinës, është hedhur në granatë. Megjithatë nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Sa i përket votimeve, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë me dije se kanë dalë në zgjedhje 42.5%, ndërsa komunat më të sensibilizuara duket se kanë qenë ato serbe. Këto të fundit i kanë kaluar 55 për qind e qytetarëve kanë votuar. Ndërsa më pak nga të gjitha kanë votuar qytetarët e Dragashit. Në këtë komunë deri në orën 16:00 kanë votuar 20,36 për qind. Të drejtë vote në këto zgjedhje kishin 1 milion e 885 mijë e 448 persona, ku mbi 41 mijë prej tyre ishin votues për herë të parë.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 më së shumti komuna kishte fituar subjekti politik Lista Serbe, gjithsej 10. Lista Serbe u pasua nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 8 komuna të fituara, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt fitoi 7 komuna. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Partia Demokratike e Kosovës mori udhëheqjen e 5 komunave, ndërsa LVV vetëm 3. Megjithatë në 4 vite gjendja dhe situata politike ka ndryshuar, me një LVV të ardhur në pushtet, e partitë opozitare nga ana tjetër kanë liderë të rinj që i drejtojnë tek kutive.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

19 komuna e zgjidhën sot çështjen e kryetarit, LVV-ja s’fiton askund pa balotazh

Lumir Abdixhiku: LDK ka fituar, prin ose është në garë në 11 komuna

Drejtuesi i Listës Serbe, Rakiç: Pa Asociacion s’do të ketë institucione të Kosovës

Zgjedhjet/ Vitia kryeson Prishtinën! Kandidati i LVV merr 42% të votave deri tani

LVV ka pritshmëri të larta: Do të jemi fitues në komunat më të fuqishme!

Përfundon numërimi në komunën e parë në Kosovë/ Kush e ‘merr’ Junikun…?

Numërohen 70% të votave në Mitrovicë, Hamza prin me 20% më shumë vota se LVV

Zgjedhjet në Kosovë/ Kush po udhëheq me mbi 50 për qind të votave?

ZGJEDHJET/ Festë apo pakënaqësi për rezultatin? Të shtëna me armë zjarri në Kosovë

Kush kryeson?/ Nis numërimi i votave në Prishtinë, këto janë rezultatet e para

Nis numërimi i votave në Kosovë/ KQZ: Dalja në zgjedhje, 43 për qind

Kosovë/ Partitë flasin për rezultatet e zgjedhjeve lokale

Lista Serbe nuk respekton masat anti-COVID, zyrtarët pa maska në qendrat e votimit

Zgjedhjet në Kosovë, mediat zvicerane i cilësojnë si provë qëndrushmërie për Kurtin

Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, Elezi: Do të publikohet gjatë mbrëmjes

Votimet në Kosovë, komuna e Dragashit me pjesëmarrjen më të ulët

Mbyllen votimet për zgjedhjet lokale, sonte pritet rezultati paraprak

Arrestohen një vëzhgues dhe një komisioner në Malishevë, dyshime për shitblerje vote

Zgjedhjet lokale në Kosovë, deri në orën 15:00 kanë votuar 26.8 %

Doli nga ‘burgu’/ Fjolla Morina shkon dhe voton: Ndoshta mundet t’i futem politikës

FOTO/ Zgjedhjet në Kosovë, 103-vjeçarja voton në Istog

FOTO/ Zgjedhjet në Kosovë, prindërit e Hashim Thaçit votojnë në Burojë

Zgjedhjet në Kosovë, familja Jashari shkon me flamurin kombëtar për të votuar

Me “stiker” në gojë, kandidati serb voton në zgjedhjet lokale të Kosovës

EPIKE/ Zgjedhjet në Kosovë, 88-vjeçari: Kam votuar 3 kandidatë, përfshirë edhe veten

Foto/ Zgjedhjet në Kosovë, politikanët shoqërohen nga bashkëshortet në votime

Nuk i pritet, qytetari shkon për të votuar pa familjen: Ata flenë gjumë më shumë

Lë me Ferrarin, Xhemajl Hasani shkon në këmbë për të votuar

Zgjedhjet në Kosovë, DnV: Procesi i votimit po shoqërohet me pjesëmarrje të ulët

VD/ Kandidati i VV ‘pushtohet’ nga emocionet, i bie fletëvotimi në tokë

Vëllai i Astrit Ademajt: Ditë zie, të vendosim lule te varri i tij

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë 8.24% të popullsisë

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë të burgosurit dhe të infektuarit me Covid

Zgjedhjet në Kosovë, voton Vjosa Osmani: Janë të rëndësishme për qytetarët

Zgjedhjet në Kosovë, voton Vitia: Qytetarët të dalin masivisht

Lista Serbe bëhet 1 për të votuar, përfaqësuesit shkojnë të organizuar

Zgjedhjet në Kosovë, voton Abdixhiku: Sot është festë

Zgjedhjet në Kosovë, voton Krasniqi: Demokracia duhet të jetë fituese

Incidentet e para! Arrestohen katër persona në Kosovë për blerje të votës

Zgjedhjet në Kosovë, Kurti voton: I ftoj qytetarët të bëjnë të njëjtën gjë

Thirrja e Ambasadës Amerikane në Kosovë: Kryetarët e komunave kanë rëndësi, votoni!

Zgjedhjet lokale në Kosovë, Ramush Haradinaj: Unë votova!

87-vjeçari nga Drenasi: Ëndërr e kam pas me votu, jam kthyer nga Gjermania

Zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ: 15.532 emigrantë do votojnë

(a.bi.a.k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora kryesore kosove zgjedhje ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 kosove zgjedhje ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll