Bota

Lumir Abdixhiku: LDK ka fituar, prin ose është në garë në 11 komuna

17 Tetor 2021, 20:48 Nga DOSJA
Lumir Abdixhiku: LDK ka fituar, prin ose është në garë

KOSOVË– Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media ka thënë se partia që ai drejton është rikthyer fuqishëm. Në fjalën e tij, ai premton se partia që drejton ka fituar, është në garë ose prin në 11 komuna.

“Ky rikthim i LDK-së, për secilin nga ne është arritje dhe përgjegjësi. Jam jashtëzakonisht i lumtur që të jap rezultatet përfundimtare të mbledhura nga vëzhguesit e LDK-së. Në Pejë LDK ka siguruar raundin e dytë, në Prishtinë me kryetar Gazmend Muhaxheri,në Lipjan me kryetar Imri Ahmeti, në Fushë Kosovë me kryetar Burim Berisha. LDK ka fituar, prin ose është në garë plot në 11 komuna të Republikës. Sonte festën do ta vazhdojmë në Llap,”- tha Abdixhiku.

LAJMI KRYESOR: Mbyllen zgjedhjet lokale në Kosovë! KQZ: Sonte dalin rezultatet e para (ZHVILLIMET)

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni lumir abdixhiku zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 lumir abdixhiku zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll