Bota

Lëvizja Besa shpall fitoren në Tetovë, Kasami: Do jem kryetar i gjithë tetovarëve

18 Tetor 2021, 06:38 Nga DOSJA
Lëvizja Besa shpall fitoren në Tetovë, Kasami: Do jem kryetar i

MAQEDONIA E VERIUT-Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, tha se në Tetovë janë përpara dhe udhëheqin bindshëm në këtë komunë. Ai u shpreh se është i bindur se në raundin e dytë do të fitojnë kundër Teuta Arifit. Gjithashtu ai falënderoi të gjithë aktivistët dhe votuesit e Besës dhe u shpreh se në raundin e dytë nuk kanë për t’i zhgënjyer.

Në një prononcim për media, ai tha se ka ardhur koha që qytetarët të jetojnë në kushte më të mira.

Lëvizja Besa ka fituar në disa vende që nga raundi i parë ndërsa në disa të tjera shkon në raundin e dytë. Në Tetovë do të fitojmë në rrethin e dytë, do t’i dyfishojmë votat. Do të jem kryetar i gjithë tetovarëve. Në Tetovë deri më tani na mungojnë vetëm 300 vota. Në Zhelinë shkojmë në rrethin e dytë. Në Bogovinë dhe Tearcë kemi rezultate shumë të mira”,- tha Kasami.

Ndërsa militantët e kësaj partie në këtë qytet, kanë festuar për fitoren e Bilall Kasamit në këto zgjedhje lokale.

Lajmi kryesor/ Zgjedhjet lokale në Maqedoni! Vijon numërimi i votave, Zaev nuk pranon humbjen

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni bilall kasami teuta arifi zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut bilall kasami teuta arifi zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll

Bota 18 Tetor 2021, 06:02

Zgjedhjet lokale në Kosovë! Kush dhe ku fitoi?

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), sipas rezultateve preliminare, nuk ka arritur të fitojë në asnjë komunë të Kosovës në zgjedhjet lokale, derisa do...