Bota

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut! Mbyllet votimi, akuza për manipulime (ZHVILLIMET)

17 Tetor 2021, 06:10 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut! Mbyllet votimi, akuza për

SHKUP– Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, ditën e sotme iu janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjet e kryetarëve të 80 komunave dhe të këshillave komunalë, si dhe Shkupin me dhjetë komuna. Votimet janë mbyllur në orën 19:30, duke u shtyrë me gjysmë orë, kjo për shkak të problemeve me identifikimin biometrik.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se deri në orën 18:30, pjesëmarrja e votuesve ka arritur në 48,96 për qind. Sipas të dhënave, dalja ka qenë më e madhe pas orës 15:00, ku pjesëmarrja deri në atë orë ka qenë më pak se 30 për qind.

Të drejtë vote, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, (KSHZ) kishin 1,824.864 qytetarë, të cilët për herë të parë kanë votuar me sistemin e ri biometrik. Por si për herë të parë me sistemin biometrik, nuk kanë munguar problemet. Në 6 qendra votimi u votua në mënyrë klasike, pasi nuk punonte sistemi i “fingerprintit”, ndërsa në 11 qendra votimi të tjera do të ketë kohë shtesë për të votuar, për shkak të problemeve që kanë hasur në votim.

Për kryetarë të komunave garojnë 299 kandidatë dhe 577 lista këshilltarësh me 10,600 kandidatë. Për herë të parë ka numër të madh të kandidatëve të pavarur për kryetarë të komunave dhe lista për këshilltarët komunalë. Zgjedhjet mbahen me dy rrethe zgjedhore.

Nëse asnjëri nga kandidatët nuk merr mbi 50 për qind të votave në rrethin e parë, atëherë në balotazhin më 31 tetor kalojnë dy kandidatët me numrin më të madh të votave në rrethin e parë. Po ashtu, zgjedhjet u mbikëqyren nga 1,100 vëzhguesit vendorë dhe 217 vëzhgues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë OSBE-ODIHR.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE

ORA 21:34 

Maqedoni e Veriut/ LSDM dhe BDI shpallin fitore në zgjedhjet lokale

ORA 21:29

ZGJEDHJET/ Numërohen kutitë e para në Maqedoni, kush kryeson në qytetet shqiptare

ORA 20:44

Mbyllen votimet për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

ORA 18:23

Votimet në Maqedoninë e Veriut do të vijojnë edhe pas orës 19:00

ORA 16:11

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve: Votoni!

 

ORA 15:49

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, KSHZ: 11 qendra votimi do të kenë kohë shtesë

ORA 14:51

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, voton Ali Ahmeti: Procesi të jetë i pranueshëm

ORA 14:39

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, voton Pendarovski: Atmosfeta është pozitive

ORA 13:56

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, MBP: Janë regjistruar disa probleme

ORA 12:33

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, 10.22% e popullsisë kanë votuar deri më orën 11;00

ORA 12:21

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, nuk funksionon sistemi ‘fingerptint’ në Çair

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora maqedoni e veriut zgjedhje lokale zgjedhjet në maqedoninë e veriut maqedoni e veriut zgjedhje lokale zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll