Aktualitet

Falsifikonin dokumentet/ Arrestohet Klodian Troci, kishte 60 mijë euro në shtëpi

17 Tetor 2021, 17:37 Nga DOSJA
Falsifikonin dokumentet/ Arrestohet Klodian Troci, kishte 60 mijë euro

VLORË– Disa orë pasi ishte shpallur në kërkim, ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit. Ai dyshohet se është pjesë e skemës së falsifikimit të një sërë dokumentesh të pronësisë në Dhërmi e Himarë. Historia me falsifikimin e dokumenteve të pronave në Dhërmi vijon prej disa vitesh por duket se grabitja e dokumenteve nga Bardhyl Gjika ka sjellë aksionin e Policisë dhe drejtësisë.

Sipas dosjes së Prokurorisë, që nga viti 2019 deri në vitin 2021, Klodjan Troci, Bardhyl Gjika dhe specialisti në drejtorinë e administrimit të tokave, Kreshnik Mino kanë bashkëpunuar duke falsifikuar dokumenteve arkivorë të pronësisë, si tapi pronësie apo përdorimi për banorë të fshatrave Himarë e Dhërmi.

Njoftimi i Prokurorisë:

“1.Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit K.T, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.P.” Kjo masë sigurimi rezulton të jetë ekzekutuar prej shërbimeve të policisë gjyqësore më datë 17.10.2021.Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit K.T.rezulton se janë gjetur e sekuestruar prova të shumta materiale, si dhe nje shume prej 60.000 Euro.

Gjatë kontrollit sot në shtëpinë e Trocit, Policia gjeti edhe një shumë parash prej 60 mijë eurosh, ndërkohë që raportohet se kanë gjetur dhe dokumente të rëndësishme. 

Pasi u largua nga posti i kreut të Kadastrës së Vlorës, Troci punoi për një periudhë gati tre mujore si drejtor në drejtorinë e pronave në Qarkun e Vlorës dhe më pas dha dorëheqjen. Më pas u zëvendësua nga Bardhyl Gjika. Ky i fundit, vetëm pak ditë më parë inskenoi një grabitje në zyrën e tij.

E gjitha për grabitjen e pronave në Dhërmi. Ditën e grabitjes ai doli për kamerat duke kërkuar hetim për grabitjen, ndërkohë që ishte vetë ai “truri” pas grabitjes. Bashkë me të u prangosën Kreshnik Mino dhe një 51-vjeçar i identifikuar si Spiro Duni. Të gjithë kishin bashkëpunuar me njëri-tjetrin në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë së një toke në Dhërmi, por më pas nga frika për të mos u kapur, inskenuan grabitjen e dosjeve.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet klodian troci bardhyl gjika grabiten dosjet ne vlore klodian troci vlore arrestohet klodian troci bardhyl gjika grabiten dosjet ne vlore klodian troci vlore

Sondazh

Poll