Aktualitet

Kokën e mbështjellë me qese! Ish-anëtari i bandës së Lushnjës u qëllua 4 herë

17 Tetor 2021, 17:46 Nga DOSJA
Kokën e mbështjellë me qese! Ish-anëtari i bandës

ELBASAN– Detaje të tjera janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 38-vjeçarit nga Lushnja, Alban Semaku, i cili u gjet i pajetë në pranë lumit Shkumbin në Peqin. Mësohet se në trupin e anëtarit të bandës së Lushnjes janë gjetur katër predha plumbash, një në kokë dhe 3 në shpinë, të cilat po dyshohet se 38-vjeçari është qëlluar me një pistoletë të kalibrit 9mm.

Të njëjtat burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 38-vjeçari ka marrë një plumb nga pjesa e pasme e kokës, që më pas i ka dalë nga syri i djathtë. Ndërkohë që kokën ia kishin mbështjellë me një qese të zezë. Paraprakisht dyshohet se viktima ishte marrë peng, torturuar, vrarë dhe më pas hedhur pranë lumit.

Nga ana tjetër drejtuesi i Prokurorisë Keshnik Ajazi dhe një grup prokurorësh janë kthyer sërish në vendin e ngjarjes për të ndërtuar edhe njëherë dinamikën e krimit.

LAJMI KRYESOR: Ekzekutohet Alban Semaku! ‘Kinezi’ i Aldo Bares gjendet pajetë afër lumit Shkumbin

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet vrasje në peqin vritet alban semaku vritet elton mermali vrasje në peqin vritet alban semaku vritet elton mermali

Sondazh

Poll