Aktualitet

RENEA zbarkon në Kukës! Arrestohet 1 person për shpërndarje droge (DETAJET)

17 Tetor 2021, 07:39 Nga DOSJA
RENEA zbarkon në Kukës! Arrestohet 1 person për shpërndarje

KUKËS– Forcat speciale RENEA kanë zbarkuar mbrëmjen e djeshme në Kukës, ku është arrestuar një person, ndësa është shpallur në kërkim një tjetër dhe vënë nën hetim 7 të tjerë. Operacioni u zhvillua për ndalimin e personave që merren me shpërndarje droge. Burime për Dosja.al konfirmojnë se ky operacion është zhvilluar në orët e vona të natës. Nga këto kontrolle është bërë ndalimi i personave që shpërndanin lëndë narkotike. Operacioni policor ‘Vila’ vuri në pranga Besmir Sulaj, shpalli në kërkim Fatjon Elezaj dhe vuri në hetim 7 të tjerë.

Sulaj, 35 vjeç, me precedent penal të mëparshëm në fushën e narkotikëve, i dyshuar si organizator i shpërndarjes së drogave të forta dhe ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, ndërsa Elezaj me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, i dyshuar për ushtrim pa licencë të lojërave të fatit, përshtatje të lokalit për përdorim droge dhe prodhim e shitje të narkotikëve. Policia ka sekuestruar një sasi me lëndë narkotike kokainë, një peshore elektronike që shërbente për të ndarë lëndën narkotike në doza, një kuti me ekstazi, një tavolinë pokeri, një kuti me çipsa, letra bixhozi dhe një sasi parash.

Operacioni vijon ende për kapjen e personit në kërkim, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në organizimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Lexo edhe: 

Të veshur me të zeza dhe të armatosur! PAMJET nga aksioni i RENEA në Kukës

Kokaina gati në pjatë! RENEA në një lokal në Kukës, arrestime për drogë dhe baste

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kukes operacion ne kukes renea renea ne kukes kukes operacion ne kukes renea renea ne kukes

Sondazh

Poll