Aktualitet

Thoma Gëllçi kërkon lirinë në Apel: Vuaj nga sëmundje, kërkojnë trajtim të veçantë

17 Tetor 2021, 17:05 Nga DOSJA
Thoma Gëllçi kërkon lirinë në Apel: Vuaj nga

TIRANË– Ish-drejtori i RadioTelevizionitShqiptar, Thoma Gëllçi ka depozituar në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për liri nga qelia. Kjo kërkesë është dorëzuar në Apel nga avokati i Gëllçit, Dorian Matlija, i cili pretendon se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore.

Po ashtu Gëllçi thotë në kërkesë se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën, për shkak se vuan nga sëmundje që kërkojnë trajtim të veçantë dhe nuk mund të ofrohen në qelitë e paraburgimit. Për të vërtetuar pretendimet e tij, ai ka paraqitur edhe raporte mjekësore që vërtetojnë sëmundjet nga të cilat ai vuan.

Gjatë seancës së kaluar në GJKKO, nëpërmjet avokatit të tij,Gëllçi deklaroi se e gjithë ngjarja është një inskenim dhe sipas tij gjithçka ka të bëjë me platformën për rikandidim që kishte klienti i tij.

Ish-drejtori është prangosur pasi akuzohet për një tender në Radio Televizionin Shqiptar i nënshkruar në nëntor të 2018-së. Sipas SPAK, Gëllçi ka kryer tender pa marrë ende miratimin e AMA-s për të hapur kanalin ‘Agro RTSH’ dhe ka bërë preventivin e projektit pa ditur nëse fondit prej 100 milionë lekësh (te reja) do i miratohej nga Ministria e Financave.

Ai ka zgjatur me 16 ditë afatin e zbatimit të kontratës ndaj firmës fituese përtej 45 ditëve që ishte në kontratë dhe ka skualifikuar padrejtësisht njërën prej kompanive që ishte në garë, duke ka favorizuar një kompani tjetër që sipas raport të KLSH nuk përmbushte kritere për t’u kualifikuar. Ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi dhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ervin Muraj, Alban Malaveci dhe Julian Tapia u arestuan dy ditë më parë me urdhër të SPAK.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i thoma gellçit thoma gellci arrestimi i thoma gellçit thoma gellci

Sondazh

Poll