Aktualitet

Ekzekutohet Alban Semaku! ‘Kinezi’ i Aldo Bares gjendet pajetë afër lumit Shkumbin

17 Tetor 2021, 10:39 Nga DOSJA
Ekzekutohet Alban Semaku! ‘Kinezi’ i Aldo Bares gjendet pajetë

PEQIN- Alban Semaku është gjetur i vrarë me dy plumba buzë lumit Shkumbin! Anëtari i bandës së Lushnjes, mik i ngushtë me Aldo Baren, është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme buzë lumit, me dy plumba, një në shpinë dhe një në brinjë.

Pasi u pikas nga banorët e zonës, menjëherë u lajmërua Policia, por në vendin e ngjarjes nuk u bë i mundur identifikimi i tij. Ishte nëna e të ndjerit ajo që u fut në morgun e Elbasanit për të konfirmuar kështu se bëhej fjalë për Semakun, alias Elton Mermalin, vetëm 38 vjeç.

Vendi u ku gjet i riu, është i pabanuar dhe pa kamera sigurie, detaje që do ta bëjnë të vështirë kërkimin e Policisë për autorin apo autorët e vrasjes. Po ashtu dyshohet se viktima mund të jetë sjellë pa jetë pranë lumit, e mund të jetë ekzekutuar në një tjetër vend. Ndaj grupi hetimor ka marrë në mbikqyrje të gjitha kamerat e sigurisë në rrugët që të çojnë drejt vendit ku u gjet trupi i pajetë. 

Viktima ishte gjithashtu i njohur ndryshe me pseudonimin “Kinezi”, por deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali.  ‘Kinezi’ ishte pjesëtar i bandës së Lushnjes, grup me mbi 100 anëtarë, me në krye Aldo Baren, i cili ishte udhëheqësi me autoritet absolut. Pikërisht miqësia me Bares dhe e shkuara e tij kriminale pritet të jenë pistat kryesore të hetimit për Prokurorinë.

Vetë Mermali ka qenë i dënuar për një vrasje të kryer në vitin 2003, ndërkohë që ka përfunduar pas hekurave të burgut edhe për kanosje apo dhe lëndë narkotike. Dënimi më i fundit ishte marrë vitin 2015 pasi kishte kërcënuar një person me jetë në Lushnje, e për këtë vepër penale kishte dalë nga burgu vetëm pak muaj më parë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

ORA 19:50

Kokën e mbështjellë me qese! Ish-anëtari i bandës së Lushnjës u qëllua 4 herë

ORA 17:31

Vrasja e ’98-ës! Sot u gjet pa jetë në Shkumbin, si u ekstradua nga Italia ‘kinezi’

ORA 17:13

Ishte “Kinezi” i Aldo Bares! Kush është Alban Semaku, viktima me dy emra (KRIMET)

ORA 16:37

U gjet në Peqin i vrarë me 2 plumba! Ky është anëtari i bandës së Aldo Bares (FOTO)

ORA 16:21

Viktima në Peqin! Anëtar i bandës së Lushnjes, zhduket miku i Aldo Bares

ORA 16:13

E ëma shkoi vetë në morg! Identifikohet viktima në Peqin, s’dihet kur ka vdekur

ORA 14:02

VIDEO nga vendngjarja/ 45-vjeçari u vra diku tjetër, u hodh pranë lumit

ORA 13:15

Vrasja në Peqin/ 45-vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e djeshme, mori dy plumba

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet peqin vrasje në peqin vritet alban semaku vritet elton mermali peqin vrasje në peqin vritet alban semaku vritet elton mermali

Sondazh

Poll