Aktualitet

I dënuar për drogë! 30-vjeçari nga Lezha dilte nga shtëpia, përfundon në burg

17 Tetor 2021, 15:47 Nga DOSJA
I dënuar për drogë! 30-vjeçari nga Lezha dilte nga

LEZHË– Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë mbrëmjen e sotme në Lezhë, pasi u kap duke thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. 30-vjeçari i identifikuar me inicialet M.V., banues në Shkodër i ishte vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Por nuk e zbatonte vendimin e Gjykatës, duke lëvizur lirshëm nëpër qytet. Pas kontrolleve të Policisë, ai u gjet në lëvizje në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit” dhe u vendos sërish pas hekurave të qelisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Lezhë

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, arrestuan në flagrancë shtetasin M.V., 30 vjeç, banues në Shkodër, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë i kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se 30-vjeçari nuk e zbatonte vendimin e Gjykatës dhe në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Shkodër, pasi kanë ushtruar kontroll për zbatimin e masës së sigurisë, nuk e kanë gjetur në banesë. Pas kontrolleve të shumta, nga shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë është gjetur dhe arrestuar shtetasin M.V., i cili ishte në lëvizje, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit” , Lezhë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll