Bota

Doli nga ‘burgu’/ Fjolla Morina shkon dhe voton: Ndoshta mundet t’i futem politikës

17 Tetor 2021, 13:43 Nga DOSJA
Doli nga ‘burgu’/ Fjolla Morina shkon dhe voton: Ndoshta mundet

PRISHTINË– Këngëtarja Fjolla Morina ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet lokale duke u paraqitur në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, e shoqëruar me vajzën e saj. Morina në një prononcim për “T7” tregoi se po kalon më shumë kohë më familjen e saj tani që është liruar nga burgu në Shqipëri.  

“Njerëzit e fortë gjithmonë kalojnë gjëra shumë të mëdhaja në jetë, ata që janë të fortë i tejkalojnë,”- tha ajo në T7 duke iu referuar arrestimit të saj pasi u kap me armë zjarri në kurifin e Morinës. Ndërkohë që e pyetur nga gazetari Butrint Pasjaqa, nëse e ka menduar që t’i futet ndonjëherë politikës, këngëtarja nuk e ka përjashtuar si mundësi.

“Ka raste qe e kam menduar, por më mirë jo. Ndoshta mundet me ndodhë ndonjëherë më vonë, pse jo. Obligimin tim e kreva, dhe shpresoj që ka për t’u bërë një shtet shumë i fortë se Shqipëria,”-u përgjigj ajo duke qeshur. Sa i përket jetës së saj private, këngëtarja në këtë moment nuk zgjodhi të fliste duke lënë të dyshohet se është ndarë nga bashkëshorti biznesmen, Fisnik Syla.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni fjolla morina zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 fjolla morina zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll