Bota

Foto/ Zgjedhjet në Kosovë, politikanët shoqërohen nga bashkëshortet në votime

17 Tetor 2021, 12:06 Nga DOSJA
Foto/ Zgjedhjet në Kosovë, politikanët shoqërohen nga

KOSOVË– Në Kosovë janë hapur sot qendrat e votimit për zgjedhjet lokale. Qytetarë e politikanë u janë drejtuar qendrave për të dhënë votën e tyre. Një pjesë e politikanëve të Kosovës janë shoqëruar edhe nga bashkëshortet.  Kreu i AAK, Ramush Haradinaj është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Anita. Arben Vitia, ish-ministri i Shëndetësisë dhe kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës u pa gjithashtu i shoqëruar nga e shoqja. Ai ftoi qytetarët të merrnin pjesë në votime.

“I ftoj qytetarët që të dalin sa më masivisht në këto zgjedhje, sepse sa më shumë që dalin aq më i fortë është verdikti i qytetarëve”, tha Vitia.

Edhe, kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokartike e Kosovës, Uran Ismaili është paraqitur në qendrën e votimit së bashku me bashkëshorten e tij.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni showbiz grate e politikaneve zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 zgjedhjet ne kosove grate e politikaneve zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll