Bota

Covid në Kosovë, asnjë vdekje dhe 10 raste të infektuar gjatë 24 orëve të fundit 

17 Tetor 2021, 13:13 Nga DOSJA
Covid në Kosovë, asnjë vdekje dhe 10 raste të infektuar

KOSOVË– Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 10 raste me Covid-19. Të dhënat janë publikuar nga ministria e shëndetësisë e cila gjithashtu informon se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete. Gjithashtu raportohet se 82 qytetarë janë shëruar, ndërkohë që 673 raste janë aktive në gjithë vendin.

Njoftimi i MSH-së:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Nga 2.484 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 82 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.894. Në total numri i rasteve aktive është 673.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora bilanci i covid ne kosove covid ne kosove bilanci i covid ne kosove covid ne kosove

Sondazh

Poll