Bota

Me “stiker” në gojë, kandidati serb voton në zgjedhjet lokale të Kosovës

17 Tetor 2021, 12:28 Nga DOSJA
Me “stiker” në gojë, kandidati serb voton në

KOSOVË– Në Kosovë po mbahen sot votimet e zgjedhjeve lokale. Qytetarët e politikanët e vendit u janë drejtuar qendrave të votimit për të dhënë votën e tyre. Pjesëmarrja më e madhe e votuesve deri tani është regjistruar në Mitrovicën e Veriut, ku lideri i iniciativës “Srpski Opstanak”, Dushan Millunoviç ka votuar në një mënyrë paksa ndryshe.

Ai dhe një shoqërues i tij kanë tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe mediave pasi janë parë të votojnë me një ngjitës të vendosur në gojë, mbi të cilin shkruhej “Stiker”. Millunoviç është kandidat për këshillar komunal në komunën e Mitrovicës Veriore.

Pjesëmarrja e qytetarëve deri tani në votime në të gjithë Kosovën është vetëm 8.2%.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni dushan millunevic votimet ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 dushan millunevic votimet ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll