Bota

Zgjedhjet në Kosovë, DnV: Procesi i votimit po shoqërohet me pjesëmarrje të ulët

17 Tetor 2021, 11:08 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë, DnV: Procesi i votimit po shoqërohet me

KOSOVË- Koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim që monitorojnë procesin zgjedhor të 17 tetorit në Kosovë, tha se procesi i votimit deri në mesditë po shoqërohet me pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në votim, me përjashtim të komunave në veri të vendit, ku mesatarja e daljes është tre herë më e lartë krahasuar me komunat tjera.

Zgjedhjet lokale të së dielës (17 tetor) në Kosovës janë zgjedhjet e dyta që mbahen në kohë pandemie. Në një komunikatë për media, DnV ka thënë se ka vërejtur respektim të masave për luftim të pandemisë, ndonëse një fotografi e ekipit të Radios Evropa e Lirë në Mitrovicë të Veriut e tregon të kundërtën. Demokracia në Veprim, thotë se janë shënuar edhe disa vështirësi në procesin zgjedhor.

“Vështirësitë në gjetjen e emrit në Listën e Votuesve janë të shprehura edhe në këto zgjedhje. Deri në orën 12:00, në më shumë se 1/3-tën e vendvotimeve në nivel vendi është raportuar për 1 deri në 10 raste kur qytetarët nuk e kanë gjetur emrin në Listën e Votuesve”, thotë DNV.

Vëzhguesit nuk kanë raportuar për raste të ushtrimit të presionit tek votuesit dhe nuk kanë evidentuar prani të zyrtarë të lartë politikë në Qendra të votimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri në orën 11:00 në zgjedhjet lokale të 17 tetorit kanë votuar 8.2 për qind e qytetarëve. Kjo i bie që kanë votuar rreth 152 mijë qytetarë.

Të dhënat janë të bazuara nga informacionet e marra në 98 për qind të vendvotimeve. Në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në Kosovë më 2017, deri në këtë periudhë kanë votuar 10.3 për qind e votuesve. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se procesi zgjedhor është duke vazhduar i qetë dhe pa incidente që mund të pengojnë procesin zgjedhor.

Qytetarët e Kosovës do të zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna. Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë e 448 votues. Në këto zgjedhje, qytetarët do të mund të votojnë për kryetarin e komunës dhe një asamblist.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni dnv kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 dnv kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll