Bota

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, nuk funksionon sistemi ‘fingerptint’ në Çair

17 Tetor 2021, 10:21 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, nuk funksionon sistemi

MAQEDONIA E VERIUT- Qendra e votimit në shkollën fillore Ismail Qemali në Çair të Maqedonisë së Veriut ka regjistruar problemet e para. Ndryshe në vendvotimet e tjera, në këtë qendër nuk funksionon sistemi i njohjes biometrike “Fingerprint”.

Për pasojë rreth 3000 qytetarë nuk po mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në këtë qendër votimi. Ndërkohë që kryetari i kësaj qendre, Feta Ibrahimi u shpreh se problemet janë raportuar dhe se priten së shpejti të vijnë autoritet përkatëse.

LAJMI KRYESOR: Maqedonia e Veriut voton sot për pushtetin e ri lokal

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni feta ibrahimi zgjedhjet në maqedoninë e veriut feta ibrahimi zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll