Bota

Zgjedhjet në Kosovë, voton Vitia: Qytetarët të dalin masivisht

17 Tetor 2021, 08:54 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë, voton Vitia: Qytetarët të dalin

KOSOVË- Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Vetëvendosje Arben Vitia, ka votuar ditën e sotme  në shkollën “Ali Sokoli”. Pasi votoi, Vitia foli për motin, duke ftuar qytetarët që të dalin në votime masivisht.

“Në këtë ditë të bukur vjeshte me mot të mirë sapo ushtrova të drejtën e votës. Pas një fushate të gjatë dhe nga kandidatët sot është një ditë shumë e rëndësishme për demokracinë. I ftoj qytetarët që të dalin sa më masivisht në këto zgjedhje, sepse sa më shumë që dalin aq më i fortë është verdikti i qytetarëve. Falenderoj institucionet dhe të gjithë ata që po punojnë në këtë ditë të dielë. Qoftë kjo një ditë e mbarë për Kosovën”, tha Vitia.

LAJMI KRYESOR: Kosova sot në zgjedhje lokale! Qytetarët votojnë për përfaqësuesit e tyre në komuna

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni arben vitia kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 arben vitia kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll