Bota

TMERRUESE në SHBA! Gruaja përdhunohet në tren në sy të pasagjerëve

17 Tetor 2021, 09:14 Nga DOSJA
TMERRUESE në SHBA! Gruaja përdhunohet në tren në sy të

SHBA– Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Filadelfia, SHBA. Një grua është përdhunuar nga një person në një tren, ku të pranishëm ishin dhe pasagjerët e tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 10 pasdite të mërkurën, në trenin që po udhëtonte drejt perëndimit në Linjën Market-Frankford. Ka qënë punonjësi i trenit ai i cili vuri re që diçka nuk po shkonte. Ai thirri policinë për të raportuar se “diçka nuk ishte në rregull” me një grua në tren.

Ky i fundit është shprehur se në tren kishte shumë njerëz të cilët sipas tij duhet të kishin ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen.

“Kishte shumë njerëz, sipas mendimit tim, që duhej të kishin ndërhyrë, dikush duhet të kishte bërë diçka,” tha Bernhardt.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se gruaja ka treguar gjithçka në polici, teksa ka shtuar se personin që abuzoi seksualisht me të nuk e njihte. Autori i cili është identifikuar nga policia si Fiston Ngoy, është arrestuar dhe po përballet me akuza për përdhunim, ndërkohë gruaja është dërguar në spital.

“Kishte njerëz të tjerë në tren që ishin dëshmitarë të këtij akti të tmerrshëm dhe mund të ishte ndaluar më shpejt nëse një person thërriste 911,” thuhet në një deklaratë.

Burimi: abcnewstoday

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota perdhunim ne shba perdhunim ne tren shba tren perdhunim ne shba perdhunim ne tren shba tren

Sondazh

Poll