Aktualitet

Astir/ Djali i vë flakën banesës, vdes e ëma 62 vjeç, doli por u kthye për të birin

16 Tetor 2021, 05:10 Nga DOSJA
Astir/ Djali i vë flakën banesës, vdes e ëma 62 vjeç,

TIRANË– Dhembshuria e nënës i ka kushtuar jetën 63-vjeçares, Hava Osmënaj. Mëngjesin e sotëm, zona e Astirit në Tiranë, është zgjuar në terror për shkak të flakëve që vinin nga apartamenti i viktimës.

Pas një sherri që kishte pasur në darkë me djalin e saj, 36-vjeçarin Klodian Osmënaj, i cili vuante nga problem të shëndetëtit mendor, ky i fundit i vuri flakën shtëpisë. Ky detaj është konfirmuar edhe nga zjarrfikësit, të cilët kanë nisur me hetimet për të mësuar mënyrën që ka përdorur i riu.  

Siç u raportua fillimisht nga Dosja.al, në momentin që shtëpia ka marrë flakë, nëna ka mundur që të dalë tek shkallët e pallatit, por është kthyer pas, pasi brenda ishte i biri. Ky i fundit, kishte frikë që të dilte nga banesa pasi dëgjonte sirenat e Policisë së Shtetit. Ndaj e moshuara është futur për ta nxjerrë por pa rezultat, ndaj dhe mundësinë e fundit ka pasur të hidhet nga dritarja e katit të tretë, vendim që rezultoi fatal për të. Ndërsa i biri ka shpëtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmive të fqinjëve, 62-vjeçarja ishte e divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe jetonte vetëm me të birin, i cili ishte agresiv për shkak të problemeve që kishte me shëndetin.

Rreziku ka qënë i madh edhe për banorët e pallatit, pasi të trembur ata tregojnë se pallati nuk ka shkallë emergjence dhe nëse flaka do prekte gjithë apartamentet askush nuk do mundej të dilte dhe të shpëtonte.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

ORA 22:05

Pyetjet që presin përgjigje! Pse heshtet për ngjarjen e rëndë në Astir, vdiq 1 grua

ORA 21:37

Momenti kur nënë e bir hidhen nga kati i 3-të i pallatit për t’ju shpëtuar flakëve

ORA 15:43

VD- Trupat e shtrirë në tokë! Nënë e bir pritën 45 minuta për zjarrfikësen

ORA 13:58

Banorët e pallatit në Astir: Do ishim djegur të gjithë, s’ka shkallë emergjence

ORA 10:57

Humbi jetën e ëma, zjarrfikësi: Banesës në Astir i vuri flakën djali i shtëpisë!

ORA 10:39

GJESTI PREKËS! Nëna doli nga banesa, por u kthye të shpëtonte djalin nga flakët

ORA 10:33

E dedikuar e gjitha për të birin! Hava Osmënaj ishte divorcuar, jetonte me djalin

ORA 10:12

TRAGJIKE! Momenti kur shkrumbohet apartamenti në Astir, ‘ezani’ dëgjohet në sfond

ORA 09:24

Zjarri në Astir/ Dëshmia e banorëve të pallatit: Djali, agresiv! Mbrëmë bënë sherr

ORA 09:12

‘Një avaz ka’/ Zjarri në Astir, fqinja: U desh të derdhej gjak që të vinte Policia

ORA 08:52

FOTOT: Zjarrfikësja poshtë! Pamje nga pallati në Astir, vendi ku nënë e bir u hodhën

ORA 08:29

Nuk u hodh me të ëmën nga dritarja? Zjarri në Astir, dyshohet se ishte i qëllimshëm

ORA 08:14

Astir/ U hodh bashkë me djalin për t’i shpëtuar flakëve, vdes në spital 62-vjeçarja

ORA 08:07

Flakët brenda banesës! Vdes gruaja e hedhur nga ballkoni në Astir 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet tirane zjarr ne astir tirane zjarr ne astir

Sondazh

Poll