Aktualitet

Protestë kundër vaksinimit të detyrueshëm në Tiranë: Po vrisni të ardhmen e rinisë

16 Tetor 2021, 17:22 Nga DOSJA
Protestë kundër vaksinimit të detyrueshëm në

TIRANË– Sot në Tiranë është mbajtur protesta e radhës kundër vaksinimit të detyrueshëm për studentët.

Avokati Altin Goxhaj, një nga organizatorët e kësaj proteste, student të shumtë dhe ambientalisti Sazan Guri kanë këruar që të vaksinimi anti-Covid të mos jetë i detyrueshëm në vendin tonë. Sipas Goxhajt, Albert Bourla, CEO i Pfizer ka ardhur në Shqipëri sepse ka qëllim që ta kthejë vendin tonë, në eksperiment për aplikimin e vaksinës së prodhuar nga kompania që ai drejton tek fëmijët.

“Edi Rama ka qenë në OKB dhe ka thënë që brenda 10 muajve do të vaksinojë të gjithë popullsinë e Shqipërisë, shefi i Pfizer ka ardhur në Shqipëri dhe është shumë i impenjuar që ti mbushë mendjen FDA-së për të bërë vaksinimin e detyrueshëm të fëmijëve. Pse erdhi Bourla në Tiranë? Pikërisht ky burrë ka ardhur në Tiranë, ka kohë ai për turizëm? Pse ka ardhur këtu ai dhe çfarë takimi ka bërë me të Edi Rama në Nju Jork. Rama i është ofruar si pronar i një rezervuari kaviesh, ku fëmijët e Shqipërisë do të shërbejnë si test për vaksinën, i vetmi kryeministër në botë që mund ta bëjë këtë është kryeministri ynë. Do ta kthejë vendin tonë në një vend kaviesh. Pyetja është se pse kjo çështje nuk trajtohet publikisht, ne jemi kundër marrëveshjes sekrete të qeverisë shqiptare me Pfizer. Unë hyj te njerëzit që nuk e di se çfarë ka brenda ajo vaksinë dhe pasojat që ajo mund të sjellë”, u shpreh Goxhaj.

Guri tha se kryeministri Edi Rama kërkon që të ‘vrasë’ të ardhmen e studentëve.

“Ne vijmë që t’iu mbështesim. Ne si ditën e parë që ju quajtëm qytetarë të përgjegjshëm. Ju jeni heronjtë të këtij vendi. Mos harroni nuk ka numra dhe kanë vetëm modelin që japin. Jemi në një situatë. Ne jemi më keq se konferenca e Londrës ku u kërkuq që Shqipëria të zhubroset, kurse kryeministri kërkon që të vrasë të ardhmen e këtij kom 600 mijë studentë që kërkon të vaksinojë. Ne nuk e dimë çfarë vaksine është nuk e dimë çfarë përmban, këta të rinj nuk mund të vaksinohen. Këta mortje dhe të paudhë kërkojnë të vrasin dhe të bëjnë kavie 600 mijë shqiptarë që ti bëjnë minj. Turp që tu vijë, këto janë politika të paudhësh. Studentët mos shkëmbejnë lirinë e përkohshme, studentë mos u ndalni mos u trembni. Haram ai mjeku, ai doktor që nuk është në gjendje të mbrojë shëndetin e fëmijëve të tij. Kjo nuk është pandemi por “plandemi” kjo është një luftë e organizuar nga të paudhët. Ne ndikojmë shumë që mos bëhemi kavje e tyre dhe mos bëhemi minjtë e tyre dhe laboratori i tyre. Para se Rama të dorëzojë fëmijët në Pfizer ai ka hequr të drejtën e fëmijëve për të mbrojtur,”- tha Sazan Guri.

Edhe të pranishmit e tjerë në protestë kanë bërë thirrje që studentët të dalin dhe tu bashkohen në lëvizjen kundër vaksinimit të detyrueshëm.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet altin goxhaj nis vaksinimi masiv ne shqiperi proteste kunder vaksinimit ne tirane sazan guri altin goxhaj nis vaksinimi masiv ne shqiperi proteste kunder vaksinimit ne tirane sazan guri

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2021, 15:05

FOTOT- Merr flakë makina në Tiranë-Durrës

TIRANË– Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i Sukthit.Pamjet e publikua...