Bota

Mbahen homazhet për deputetin e vrarë në Britani, Policia: Është akt terrorist!

16 Tetor 2021, 07:24 Nga DOSJA
Mbahen homazhet për deputetin e vrarë në Britani, Policia:

MBRETËRI E BASHKUAR –  David Amess, deputet i Parlamentit britanik, u vra dje me thikë nga një 25-vjeçar, që është arrestuar nga Policia. Sot për të në Britani të Madhe kanë nisur homazhet, ku nuk kanë munguar mesazhet e ngushëllimit as nga kryeministri Boris Johnson dhe ministrat e tij. Ndërkohë që Policia e ka cilësuar sulmin si terrorist. Hetimi paraprak ka zbuluar se sulmi mund të lidhet e ekstremizmin islamik.

Amess, 69 vjeç, u sulmua mesditën e së premtes në një kishë metodiste në Leigh-on-Sea, një qytet rreth 62 kilometra në lindje të Londrës. Mjekët u përpoqën pa sukses ta shpëtonin atë. Policia arrestoi të dyshuarin dhe gjeti një thikë si mjetin e krimit.

BREAKING: MP Sir David Amess has died after being stabbed at his constituency office, police say.

Read more: https://t.co/6ILg5zBxZJ pic.twitter.com/eW9J0wglow

— Sky News (@SkyNews) October 15, 2021

Ai kishte qenë anëtar i Parlamentit për Southend West, që përfshin Leigh-on-Sea, që nga viti 1997, por ka qenë ligjvënës që nga viti 1983. Ata nuk e identifikuan të dyshuarin, i cili është arrestuar për vrasje. Policia tha se besonte se i dyshuari veproi vetëm dhe nuk po kërkonte askënd tjetër në lidhje me vrasjen, megjithëse hetimet vazhdojnë.

Vrasja erdhi 5 vjet pasi një deputete tjetër, Jo Cox, u vra nga një ekstremiste e ekstremit të djathtë në zonën e saj, duket rizgjuar shqetësimin për rreziqet që politikanët hasin punën e tyre duke përfaqësuar votuesit. Në përgjithësi, politikanëve britanikë nuk u jepet mbrojtje policore kur takohen me zgjedhësit e tyre.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota mbretëri e bashkuar plagoset me thike deputeti ne londer plagoset sir david amess sir david amess mbretëri e bashkuar plagoset me thike deputeti ne londer plagoset sir david amess sir david amess

Sondazh

Poll