Aktualitet

Shpall kandidaturën? Berisha: Mirëpres çdo rival, pozicionin tim e përcakton vota

15 Tetor 2021, 18:13 Nga DOSJA
Shpall kandidaturën? Berisha: Mirëpres çdo rival, pozicionin

KORÇË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë të nënkuptohet se mund të rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike.

I pranishëm në takimin e tij të nëntë në kuadër të foltores që ka nisur, Berisha tha se pozicionin e tij në parti do ta vendosë vetëm vota e anëtarësisë.

“U deklarova gazetarëve se tani do të rikthehem i hapur për çdo funksion në harkun kushtetues të këtij vendi. Duke thënë  këtë do të respektoj çdo garë dhe çdo verdikt, do mirëpres çdo rival me vlerësimin më maksimal. Ne kurrë rivalët përpara nuk i kemi larguar pse kanë rivalizuar për kryetarë apo funksione të tjera. Se cili do të jetë pozicioni i Sali Berishës do ta përcaktojë anëtarësia e PD,”- tha Berisha.

LAJM KRYESOR:Rikthim në krye të PD-së? Berisha: Pres çdo rival! Ramën e rrëzojmë me protesta

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll